Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rivitalizimi i HEC-eve të komunizmit kërkon 224 mln euro

Në kuadër të një plani veprimi për eficiencën e energjisë, Ministria e Energjetikës dhe Industrisë ka llogaritur se rivitalizimi i hidrocentraleve ekzistuese të cilat janë ndërtuar qysh në periudhën e komunizmit kërkon një shumë të re investimesh prej 30.8 miliardë lekësh (224 mln euro).
Rivitalizimi i HEC-eve ekzistuese përfshin zëvendësimin e pajisjeve primare dhe sekondare me synimin për të rritur fuqinë e instaluar, gatishmërinë operative dhe disponueshmërinë e hidrocentraleve. Kjo masë që kërkon shumë kapitale, do të rrisë prodhimin e ardhshëm të HEC-eve dhe do të përmirësojë parametrat e tyre operativë, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve ndihmëse për OST-në që mund të sjellin gjithashtu uljen e humbjeve në rrjet, argumenton MEI.
Aktivitetet e ardhshme: Rivitalizimi i HEC-it të Komanit, kryerja e masës së propozuar kërkon vlerësimin e kushteve aktuale të pajisjeve ekzistuese, primare dhe sekondare, në HEC-in e Komanit dhe kryerjen e të gjitha aktiviteteve të nevojshme për rivitalizimin në faza: projektimi i rikonstruksionit të hidrocentralit dhe kryerja e rinovimit dhe riparimi i pajisjeve ekzistuese, me zëvendësimin e pajisjeve primare dhe sekondare, kur është e nevojshme, (zëvendësimi i mundshëm i rotorit të gjeneratorit shoqëruar me zëvendësimin dhe riparimin e pajisjeve ekzistuese të kontrollit, matjes, mbrojtjes dhe sinjalizimit). Rivitalizimi i HEC-it të Vaut të Dejës, kryerja e masës së propozuar kërkon të njëjtin grup veprimesh për HEC-in e Vaut të Dejës, siç përshkruhet më lart për HEC-in e Komanit.
Nga rivitalizimi i HEC-it të Komanit, rritja e pritshme e prodhimit të energjisë hidrike është 50 GWh/vit, ndërsa nga rivitalizimi i HEC-it të Vaut të Dejës, rritja e pritshme e prodhimit të energjisë hidrike në HEC-in e Vaut të Dejës, është 20 GWh/vit.
Pak ditë më parë, ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, njoftoi se vetëm për HEC-in e Vaut të Dejës, gjatë 3 viteve të fundit, investimet arrijnë vlerën 1,9 miliardë lekë.

Në dy dekadat e fundit Banka Boterore ka akordoi rreth 55 milionë dollarë financime për sigurinë e digave, të cilat ende janë në proces disburësimi.

Revista Monitor,  25.10.2016