Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Prishtinë, ngrohja 78 cent për metër katror

Çmimet e ngrohjes për banorët e Prishtinës këtë sezon ngrohëse do të jenë më të lira për 7 për qind për konsumatorët e amvisërisë ndërkaq për konsumatorët e biznesit dhe institucional janë zbritur për 3 për qind.

Zyrtarët e Termokosit kanë thënë se zgjerimi i rrjetit ngrohës do të fillojë nga viti 2017, shkruan Telegrafi.

“Në bazë të vendimit të ZRRE-së, tarifat e ngrohjes për subjektet banesore nga 0.84 euro për metër katror kanë pësuar një zbritje prej 7 për qind, dhe nga ky sezon ngrohës do të jenë 0.78 euro për metër katror. Ndërkaq, tarifat e ngrohjes për subjektet afariste dhe institucione prej 1 euro për metër katror janë zbritur 3 për qind, pra nga ky sezon ngrohës do të aplikohet tarifa e re nga 0.97 euro për metër katror. Kjo i bie, që në total tarifat e ngrohjes janë zbritur për 5 për qind”, kanë sqaruar në Termokos.

Telegrafi,  25.10.2016