Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fier, protestë e punonjësve të ARMO-s

Rreth 150 punonjës të rafinerisë së naftës së ARMO-s në Fier, kanë protestuar sot para uzinës.

Shkak është bërë mungesa e rrogave prej tre muajsh, ndërsa kontributet shoqërore nuk iu paguhen prej rreth 16 muajsh.

Punëtorët janë ankuar, por nuk dinë se kujt t’i ankohen pasi nuk dinë kush është pronari i tyre.

Edhe këtë protestë që u bë, ata thonë se ndihen të kërcënuar se mos i pushojnë nga puna. Uzina sot ka ndaluar punën pas protestës së naftëtarëve.

Shqiptarja.com  25.10.2016