Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Projektimi i hoteleve në bazë të ligjit për efiçencën

Ka një theks të vazhdueshëm që vihet tek efiçenca e energjisë e lidhur kjo edhe me ndërtesat e ndryshme qoftë me funksion banimi apo edhe të tjera.

Së fundmi listës së atyre që duhet të projektohen dhe ndërtohen duke respektuar parametrat për efiçencën i shtohen edhe strukturat akomoduese. Në rregulloren “Për kushtet dhe kriteret për projektimin dhe ndërtimin e strukturave akomoduese” në nenin 20 saktësohet ky aspekt.

“Ndërtesat e strukturave akomoduese projektohen dhe ndërtohen në mënyrë të tillë që të garantohet ruajtja e energjisë në to, në përputhje me legjislacionin në fuqi për efiçencën e energjisë dhe performancën e energjisë të ndërtesave si dhe rregullat dhe kushtet e projektimit e të ndërtimit të prodhimit e të ruajtjes së nxehtësisë në ndërtesa”, thuhet në rregullore.

Kjo vjen në të njëjtën kohë kur është duke u diskutuar edhe një vendim mbi performancën e energjisë në ndërtesa dhe që parashikon ndërhyrje thelbësore për të rritur efiçencën e cila fillimisht do të shtrihet në institucionet publike.

Rregullorja gjithashtu parashikon edhe aspekte të tjera të lidhura me redutkimin e zhurmave, sigurinë elektrike, magazinimin e gazit të lëngshëm apo depozitimin e mbetjeve të ngurta.

Scan Tv,  24.10.2016