Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Minatorët, Kalaja: Kërkojmë pension dinjitoz

Barazim i masës së pensioneve të minatorëve me pensionet e forcave ajrore dhe detare. Kjo është kërkesa kryesore që vjen nga Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Shqipërisë.

Pas uljes së moshës së daljes në pension, minatorët kërkojnë që të trajtohen edhe me një pension dinjitoz duke ju referuar edhe vështirësive të punës.

Gëzim Kalaja, presidenti  i SPMSH është shprehur se ka ardhur koha që pensionet e minatorëve të rriten, kërkesë kjo që duhet të merret në konsideratë për vitin 2017. Aktualisht pensioni që marrin forcat ajrore është sa 50% e pagës që kanë marrë në kohën që ishin në punë.

Pensionet e tyre, duke ju referuar edhe shkallës së vështirësisë, shkojnë deri në 60 mijë lekë.

Revista Monitor,  24.10.2016