Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BB bën vlerësimin e projektit të energjisë

Banka Botërore ka bërë një vlerësim paraprak të situatës ku ndodhet aktualisht sektori energjetik duke ju referuar projektit të rimëkëmbjes që po financon vetë ajo me 150 milionë dollarë.

Sipas saj tashmë është procedura me një pjesë të mirë të tenderave që lidhen me ndërhyrjet në sistem përms investimeve.

“Është nënshkruar një kontratë për kabllo të voltazhit të mesëm dhe ulët, aksesorë dhe sistemin e matjes. Janë tre oferta (35 milionë euro) të cilat janë në fazën e hapjes dhe vlerësimit. Ofertat janë hapur për stacionet e shpërndarjes dhe pritet që të hapen për matësit e shpërndajes dhe sistemin e matjes së transmetimit”, thuhet në vlerësimin e fundit.

Sipas Bankës Botërore ndërhyrjet në sektorin energjetik kanë filluar të japin efektet pozitive e lidhur kjo me uljen e humbjeve, rritjen e arkëtimeve si dhe zgjidhjen e situatës me zinxhirin e borxheve në sistem.

“Performanca e sektorit energjetik është përmirësuar dukshëm, arkëtimet janë përmirësuar mbi 95 për qind kurse borxhet e prapambetura mes kompanive të energjisë kanë rënë në mënyrë drastike si rezultati i shtrëngimeve për ruajtjen e llogarive që vjen nën zbatimin e projektit. Humbjet kanë rënë me 7 për qind në 2015 plus edhe 2 për qind në gjysmën e parë të 2016. Likujditeti është përmirësuar në një pikë ku borxhet e prapambetura janë reduktuar dhe investimet janë rritur”, vlerëson Banka Botërore.

Pavarësisht skepticizmit në gjithë reformat e ndërmarra nga qeveria Rama duket se e vetmja që merr nota pozitive nga institucionet ndërkombëtare është ajo që lidhet me energjetikën.

Scan Tv,  24.10.2016