Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tahiri: Çdo pikë karburanti të lidhet me sallën e komandimit

Subjektet tregtare që shesin karburant me pakicë,duhet që të lidhin çdo pikë karburanti me sinjal alarmi me sallën e komandimit.Kjo është një nga kërkesat që ka bërë Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, për të gjitha këto subjekte mes një letre.

Karburantet duhet që të përdorim automatet elektronike për pagesën e furnizimit me karburant, të vendosin kamera me rezolucion të lartë dhe infra të kuqe. Kërkesat e Tahirit për marrjen e masave shtesë janë në përputhje me ligjin.

Këto kërkesa  vijnë pas disa ngjarjeve të fundit ku pika shitjeje të karburanteve kanë rënë pre e grabitjeve, duke u shkaktuar humbje të shumave të konsiderueshme financiare dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të firmave.

Sipas ministrit, nisja e këtij procesi sa më parë shton dukshëm premisat për të parandaluar tërësisht ngjarjet kriminale në këtë sektor. Afati për zbatimin e këtyre masave është 6 muaj, duke nisur nga 1 nëntori 2016.

Scan Tv,  22.10.2016