Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Superfuqia e digave, impiantet më të mëdha janë hidrike

Në të gjithë Botën vlerësohet se ka rreth 62.500 impiante për prodhimin e energjisë elektrike, për një total energjie të instaluar prej 6000 gigavatë.

9 nga 10 impiantet më të mëdha në Botë janë hidrike, pra jo centrale, ose më saktë diga gjigande të cilat shfrytëzojnë fuqinë e ujit për të vënë në lëvizje turbinat që prodhojnë energjinë.

Impianti më i madhë në Botë në terma absolutë është diga e “Tre Grykave”, e hapur në vitin 2006, e lartë 185 metra dhe e gjatë 2.3 kilometra. 4 nga impiantet më të mëdha në Botë gjenden pikërisht në Kinë, ndërsa tre prej tyre në Amerikën jugore.

Diga e tre grykave ka një kapacitet prej 22.5 gigavatësh. Pavarësisht se është më e madhja në Botë, nuk është ajo që prodhon më shumë elektricitet. Në vend të dytë për nga madhësia, por në vend të parë për nga prodhimi renditet diga e Itaipu.

Kjo digë është ndërtuar mbi lumin e Panamasë, mes Brazilit dhe Paraguait. Ka një kapacitet prej 14 gigavatësh, pro është impianti që prodhon më shumë në Botë, 89.5 kilovatë orë kundrejt 87 të digës së tre grykave.

Në vend të tretë kemi Xiliodu të Kinës. Me një kapacitet 13.8 gigavatësh kjo digë u inaugurua në vitin 2016. Kjo është diga e katërt më e lartë në Botë, prej 285 metrash. Në vend të katërt renditet El guri në Venezuelë, pavarësisht se Venezuela është një prej dy vendeve më rezervat më të mëdha të naftës në Botë, nga ku dhe vjen 70% e energjisë elektrike të vendit.

Me një kapacitet të instaluar prej 8.9 gigavatësh kjo është diga e katërt më e madhe në Botë. Në vend të pestë ndërkohë renditet diga e Tucurui në Brazil me një kapacitet prej 8.37 gigavatësh. Brazili është gjithashtu një ndër prodhuesit më të mëdhenj të naftës në Botë, por pavarësisht kësaj 77% e energjisë është hidrike.

Scan Tv,  21.10.2016