Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Overdraftet e KESH kthehen në kredi

Qeveria shqiptare ka depozituar në Kuvend projektin për ristrukturimin e borxhit që Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare u ka bankave tregrtare në vend. Referuar këtij projekti, qeveria shqiptare merr rolin e garantit për një kredi në vlerë 218 milionë euro që KESH merr nga Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim.

Me këtë marrëveshje, KESH administron një operacion që synon shlyerjen e borxhit të shtrenjtë afatshkurtër ndaj bankave tregtare vendase, nëpërmjet një huaje afatgjatë, shumë më të lirë nga institucionet financiare ndërkombëtare, duke krijuar kështu mundësinë e çlirimit vit pas viti të buxhetit të shtetit nga garancitë qeveritare që ka dhënë për KESH-in.

Për shkak të statusit si shoqëri tregtare që mbart detyrimin për të siguruar shërbimin publik të furnizimit me energji elektrike, që prej vitit 2005 KESH-i ka filluar të marrë kredi afatshkurtër (overdraft) nga bankat tregtare lokale për sigurimin e likuiditeteve të nevojshme për një periudhë afatshkurtër.

Por vështirësitë financiare me të cilat u përballën kompanitë publike të sektorit energjetik në vend prodhuan krijimin e një borxhi, te i cili qeveria shqiptare kishte marrë rolin e garantit.

E tashmë, gjendja e overdraftit që KESH ka në 8 banka tregtare në vend rezulton më shumë se 33.6 miliardë lekë. Por vetëm 87 për qind e këtij detyrimi është e mbështetur nga garancia qeveritare, dhe pjesa e pambështetur me garanci prej 32 milionë euro (13%) do të vijojë të shlyhet me interesa overdrafti në sektorin bankar vendas.

Scan Tv,  22.10.2016