Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tre planet e OSHEE për rinovimin e rrjetit

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë (OSHEE) ka në plan të rinovojë pjesën dërrmuese të rrjetit dhe kabinave deri më 2020. Për këtë qëllim, OSHEE ka gati një plan pune të ndarë në tre faza.
Zëvendësimi i transformatorëve joeficientë, instalimi i nënstacioneve dhe linjave të reja nga  OST dhe OSHEE kërkon 16,8 miliardë lekë.
Faza e parë synon që brenda vitit 2016, të gjithë konsumatorët industrialë me fuqi mbi 200 kVA do të pajisen me matje në TM të shoqëruar me bateri kondensatorë nga ana TU. Kjo do të thotë se brenda 2016, këta konsumatorë me transformatorë të vit-prodhimit përpara vitit 1993 do të zëvendësohen me transformatorë të rinj të cilët plotësojnë kushtet e eficencës së energjisë.
Faza e dytë, ose plani afatmesëm, synon që brenda një periudhe 2-vjeçare në të gjithë qytetet e mëdha si (Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë dhe Shkodër) të gjitha kabinat elektrike transformuese tension i mesëm dhe tension i ulët, në pronësi të OSHEE apo të subjekteve të tretë dhe regjim ngarkimi mbi 80% të jenë të pajisur me bateri kondensatorë nga ana tensioni  i ulët.
Në fazën e parë brenda 2 vjetësh, të gjithë konsumatorët industrialë me transformatorë vit prodhimi nga viti 1993-2000 do të zëvendësohen me të rinj.
Në fazën e dytë, brenda 3 vjetësh, të gjithë konsumatorët industrialë me vit prodhimi 2000-2007 dhe të OSHEE me transformatorë vit-prodhimi nga viti 1993-2000 do të procedohet me zëvendësim dhe plotësim të kritereve të reduktimit të humbjeve teknike.
Ndërsa plani afatgjatë synon që brenda një periudhe 3-4-vjeçare të gjitha kabinat elektrike transformuese TM/TU 400 kVA e lart në pronësi të OSHEE apo të subjekteve të tretë dhe regjim ngarkimi mbi 80% të jenë të pajisur me bateri kondensatorë nga ana TU.
Po kështu, brenda 4 vjetësh, të gjithë kabinat në pronësi të OSHEE me transformatorë vit prodhimi nga vitit 2000-2007 të procedohet me zëvendësim dhe plotësim të kritereve të reduktimit të humbjeve teknike.
Si Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) kanë planifikuar dhe vazhdojnë të ndërmarrin investime për përmirësimin e rrjetit me synimin për të ulur humbjet në sistemin e energjisë elektrike. Këto nisma po mbështeten nga fondi i Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (BNRZH), prej 150 milionë USD (rreth 135 milionë €), i cili synon përmirësimin e besueshmërisë dhe qëndrueshmërisë financiare të sektorit të energjisë elektrike në Shqipëri.
Qëllimi i deklaruar i OSHEE-së është ulja e humbjeve të energjisë elektrike nga 31.8% në 2015, në 19.8% në 2018. Ndërkohë që vetëm humbjet teknike deklarohen nga OSHEE të jenë 21.04% në 2015 dhe parashikohet të ulen në 16.8% në 2018.

Revista Monitor,  21.10.2016