Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KOSTT, 5 vjet diskutime në Bruksel

Sot është mbajtur një takim trepalësh, për ta vlerësuar gjendjen në zbatimin e marrëveshjeve të dialogut të Brukselit, me theks të veçantë për bllokadën që Serbia ia krijoi marrëveshjes për kodin telefonik.

Me këtë rast, ministrja e Dialogut, Edita Tahiri, tha se dialogu po shquhet me tensione. Ajo kërkoi zhbllokimin e zbatimit të marrëveshjes për kodin telefonik dhe pavarësimin e KOSTT-it, që po diskutohen tani e pesë vjet.

Ajo po ashtu e përsëriti kërkesën e lirimit e policit Nehat Thaçi, duke thënë se Serbia nuk ka juridiksion mbi qytetarët e Kosovës.

Pala serbe tentoi ta ngre në këtë takim edhe çështjen e Ligjit për Trepçën, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Tahiri refuzoi për të biseduar për këtë temë.

Telegrafi,  21.10.2016