Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rritja e naftës zbut presionin financiar

Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi në Dubai raportin mbi parashikimin ekonomik në Lindjen e Mesme dhe vendet e Afrikës Veriore, ku thuhet se me rritjen e çmimeve ndërkombëtare të naftës është zbutur disi presioni financiar i vendeve arabe të Gjirit.

Sipas raportit, duhet të zgjidhen sfidat e borxheve publike dhe të diversitetit ekonomik.

Përgjegjesi për çeshtjet e Lindjes së Mesme dhe të Azisë Qendrore pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar Masood Ahmed, duke komentuar raportin tha se që nga pranvera e këtij viti cmimet ndërkombëtare të naftës janë ngritur nga më pak se 30 dollarë në afro 50 dollarë për fuci.

Nga ky ndikim, përvec Bahrejnit, në vitin 2017 vendet e tjera të Gjirit Persik do të realizojnë përqindjen më të lartë ekonomike.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  20.10.2016