Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE miraton kontratën e re për prodhuesit

Enti Rregullator i Energjisë ka publikuar të plotë kontratën e re që rregullon marrëdhënien mes Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe prodhuesve me përparësi të energjisë.

Përpos pjesës së planifikimit, matjes apo çështjeve të tjera të përfshira në proces kjo kontratë cakton qartë afatet për shlyerjen e detyrimeve mes operatorëve.

Funksionimi i kësaj hallke është jetike për sistemin pasi më herët precedent ka treguar se vonesat në shlyerjen e detyrimeve nga blerësi që më parë ka qenë KESH kanë sjellë një mal me borxhe. Kështu shitësi që në këtë rast janë hidrocentralet do t’i dorëzojnë blerësit OSHEE faturën e muajit brenda datës 10 të muajit pasardhës.

“Blerësi do t’i kryejë pagesën Shitësit kundrejt vlerës së faturës Mujore. Pagesa do të bëhet brenda 30 ditëve nga dita e pranimit të faturës nga Blerësi. Data e pagesës do të konsiderohet data që nga llogaria e Blerësit preken fondet monetare”, thuhet në kontratë.

Për rastet kur ka vonesa kontrata parashikon edhe penalitete.

“Nëse Blerësi dështon në kryejen e pagesës brenda afatit të përcaktuar në këtë Kontratë, shpërblimi për dëmet e shkaktuara si rezultat i vonesës, konsiston në pagimin e kamatvonesës në masën e normës së interesit të bonove thesarit me maturim 1 vjeçar + 0.5% në Vit për çdo ditë vonesë të llogaritura nga data në të cilën do të kryhej pagesa”,thuhet në nenin 8 pika tre.

Kontrata mes prodhueseve dhe OSHEE ka fuqi 15 vjeçare duke përfshirë këtu edhe pjesën e marrëdhënies që HEC-er kanë pasur me KESH.

Scan Tv,  20.10.2016