Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosova kërkon masë të parakohshme për Trepçën

Qeveria e Kosovës do të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese që të vendos masë të përkohshme ndaj vendimit të dhomës të posaçme të Gjykatës Supreme, në të cilën parashihet likuidimi i Trepçës në rast se më 2 nëntor nuk hyn në fuqi ligji, i cili përcakton statusin e kësaj ndërmarrje.

Kuvendi i Kosovës miratoi disa ditë më parë ligjin “Për Trepçën”, i cili duhet të hyjë në fuqi deri më 2 nëntor, pasi kjo është data kur gjiganti metalurgjik do duhet të shkojë në likuidim, por Presidenti i vendit nuk mund ta nënshkruajë ende këtë ligj, pasi është dërguar në Kushtetuese nga Lista Serbe.

Për të qenë të përgatitur për çdo të papritur, pasi 2 nëntori, mund të vijë para një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, Qeveria e Kosovës duhet të bëjë një hap tjetër për të shpëtuar Trepçën dhe ky hap është që të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese që të vendos masë të përkohshme ndaj vendimit të dhomës të posaçme të Gjykatës Supreme, në të cilën parashihet likuidimi i Trepçës në raste se më 2 nëntor nuk hyn në fuqi Ligji, i cili e definon statusin e kësaj ndërmarrje.

Revista monitor,  17.10.2016