Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Italia i hap dritën jeshile TAP-it

Rreziku i dështimit duket se më në fund është shuar. TAP ka arritur një gjejë një zgjidhje në lidhje me protestat që janë zhvilluar në rajonin e Pulias, në Itali.

“TAP do të angazhohet që të rimbjellë pemët e ullinjve anës rrugës në zonën tokësore të kalimit në Itali, duke filluar nga pjesa e tunelit të vogël. Puna do të nisë në nëntor të këtij viti”. Lajmi konfimohet nga Lisa Givert, drejtoresha e Komunikimit të TAP.

Rajoni i Pulias e ka kundërshtuar vazhdimisht ndërtimin e projektit TAP, pasi pretendohej se në këtë mënyrë do të shkatërroheshin ullinj, më shumë se 400-vjeçarë.

Givert tha se TAP, që në fazat e hershme të TAP, ka qenë një kontakt të vazhdueshëm me aksionerët, si dhe me komunitetin në Itali. “Janë realizuar disa tavolina diskutimi për të rënë dakord në lidhje me masat që do të duhet të merreshin mbi reduktimin e ndikimit në mjedis”, tha ajo.

TAP është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, që është një nga projektet prioritare të BE-së. 870 kilometra tubacione do të lidhen me TANAP në kufirin turko-grek, për të vazhduar më pas drejt Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, për të përfunduar nën ujë në pjesën jugore të Italisë.

“Një nga prioritetet tona të komunikimit mbetet rajoni i Pulias dhe ne jemi të angazhuar që të krijojmë sa më pak efekte në mjedis në zonat ku do të kalojë TAP”, thotë Givert.

Në anën tjetër, theksoi shembujt që vijnë nga rajonet e tjera të Italisë, ku plazhet dhe gazsjellësit bashkëjetojnë pa krijuar probleme. Sipas saj, TAP e ka realizuar studimin gjeologjik në një kohë rekord 1.5 ditë.

Drejtoresha e Komunikimit shtoi se TAP mbetet i angazhuar në çështjet lokale që kanë të bëjnë me projektin, duke ofruar informacione dhe qartësi. Sipas saj, TAP do të arrijë të përmbushë afatet për të garantuar që sasia e parë e gazit nga fushat e Shah Deniz 2 të jetë gati në vitin 2020.

“TAP do të vazhdojë me procesin e rimbjelljes së ullinjve përgjatë rrugës, duke filluar nga zona e tunelit të vogël, nga nëntori i këtij viti”. Sipas saj, TAP po zbaton standarde të njëjtja në të gjithë linjën, si në Itali, Shqipëri, ashtu edhe në Greqi.

“Zona e landfill-it në San Foca u zgjodh si mundësia më e mirë për t’u futur në Itali. Është zona që do të ketë më pak ndikim në mjedis edhe gjatë fazës së ndërtimit. Kjo është konfirmuar edhe nga Komiteti Kombëtar Teknik kur miratoi ndikimin mjedisor në vitin 2014. TAP ka marrë në analizë 20 zona përgjatë gjithë vijës bregdetare puljeze.

Pak ditë më parë ishin drejtuesit e kompanisë azere SOCAR, që deklaruan se TAP mund të dështonte pikërisht për shkak të problemeve me rajonin e Pulias.

Revista Monitor,  18.10.2016