Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shtohen prurjet, mbushet HEC Fierza

Reshjet e fundit ndikuan në përmirësimin e situatës hidrike në liqenin e Fierzës ndërkohë që pritet të rriten në ditët në vijim.

Prurjet në bazenin ujëmbledhës më të madh në vend aktualisht  kanë arritur 250 metër kub në sekondë, pa llogaritur prurjet e tjera anësore.

Kuota aktuale e liqenit është 284 metra nga 296 metra që është kufiri maksimali i lejuar dhe prurjet janë optimale. Kuota pritet të rritet me dy metra në ditë pasi reshjet e shiut në rajonin e Kukësit janë rikthyer pas një ndërprerje tre ditore.

Për shkak të rrezikut nga përmbytjet që sjellin reshjet e dimrit, KESH ka ngritur një grup pune, i cili ka përfunduar testet e sigurisë së veprave dhe po synohet që të ruhet balanca e prurjeve për të shmangur shkarkimet.

Përllogaritjet aktuale të prurjeve flasin për arritjen e kuotës maksimale brenda 10 ditëve.

Top Channel,  17.10.2016