Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gazsjellësi që do kushtojë 200 milionë euro

Rreth 200 milionë euro do t’i kushtojë Kosovës dhe Shqipërisë, projekti i gazsjellësit i cili do t’ju mundësonte të dy shteteve të furnizohen me gazsjellës.

Këtë vlerë të projektit e ka bërë të ditur Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës.

Sipas kësaj Ministrie, ky projekt është iniciuar me qëllim që të ndërlidh sistemin ekzistues dhe atë të planifikuar të transmisionit të gazit të Republikës së Shqipërisë me projektin e ardhshëm te sistemit të transmisionit të gazit të Republikës së Kosovës, dhe interkonektorët e transmisionit te cilat janë pjesë e degës lindore të Unazës së Gazit te Komunitetit të Energjisë.

Gazeta Tribuna,  17.10.2016