Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Trepça përplas Ramën dhe Vuçiç

Kryeministri shqiptar Edi Rama viziton Beogradin për herë të tretë në dy vitet e fundit.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe homolugun i tij serb Aleksandër Vuçiç janë ulur së bashku në forumin “Stabiliteti i Europës Juglindore’ ku po diskutojnë për marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Serbisë dhe intensifikimin e tyre.

Në konferencë u trajtuan shumë çështje që kanë të bëjnë me mbijetesën e demokracisë në dy vendet, bashkëpunimin substancial apo sipërfaqësor mes vendeve, vijimin e këtij bashkëpunimi dhe rolin e shoqërisë civile në promovimin e progresit shqiptaro-serb.

“Serbia duhet të njohë Kosovën sa më shpejtë”- kështu u shpreh kryeministri Rama nga Beogradi, gjatë Forumit për Sigurinë. Sa i përket projekteve rajonale ekonomike dhe të sigurisë, Rama deklaroi se për Shqipërinë ka vetëm një Dashuri: Perëndimi. Ndërsa kryeministri Vuçç u shpreh se ka BE por ka edhe Rusi, referuar trysnive të vazhdueshme të Bashkimit Evropian ndaj Serbisë.

Rama në Beograd: Trepça e Kosovës, Serbia të njohë pavarësinë
Sërish në zemër të Beogradit, Rama kërkoi që Serbia të njohë Kosovën. Duke hequr paralele me cështjen e Trepcës, Rama shpjegoi se njohja e Kosoovës është cështje më e rëndësishme pasi flitet për një shtet.

RamaNe jetojmë në një botë kur gjërat janë të ndërlidhura dhe nuk e kemi shansin të mos flasim me njëri-tjetrin. Ai sërish foli dhe dha provën për dy dashuri., Kosova është aty ku ne nuk biem dakort fare. Pikëpamja ime është sesa më shpejt Serbia të njohë Kosovën do jetë më mirë për të gjithë. Ka një proces që e mbështes dhe të dy palët e liderët duhet të lavdërohen është dialogu. Ai është mjet i rëndësishëm për të ankoruar pushtetin e së ardhmes sepse nuk është për atë cka njerëzit mendojnë në Rusi e përsërisim, cfarë një prift mendon për vendet e shenjta,por ku duhet të ankorohet pushteti në vendin ku jemi, ai ankorohej në të kaluarën,e përgëzoj Vuçiç për ta cuar pushtetin në të ardhmen, mendoj se nuk duhet të harrojmë kurrë se kur bëjmë dialog po flasim për njerëzit jo për historinë, cfarë pëlqen ky, ai, por flasim për popullin. Shembull, kur mediat flisnin pë Trepcën, ajo është minierë në tokën e Kosovës, cfarë bëni me Trepcën, e transportoni në Beograd dhe nga ana tjetër, në Kosovë duhet të kuptojnë se Trepca është në minierë në tokën e Kosovës dhe i përket Kosovës. Trepça bëhet fjalë për ekonomine. Pyetja është; A duhet ekonomia të vendosë nëse kjo minierë funksionon apo jo apo duhet të vendosë politika??? Përgjigjia nuk është e lehtë, një tjetër temë e nxehtë, si dëshirojmë të ecim përpara pa pastruar këtë listë që janë të kërkuar? Sepse mund të kuptoj argumentat por kur dikush kalon kufirin për herë të 10 dhe njëherë në 10 herë arrestohet, cfarë është kjo??? Në Kosovë dhe në Serbi jam i bindur se prioritet kur mendojmë për njëri-tjetrin është që të bëjmë njerëzit të lumtur.

Nuk duhet të humbasim në përkthim, të dy vendet kanë premtuar për të ecur përpara, për të lënë pas të kaluarën dhe jam dakort me Vucic, nuk më intereson se disa njerëz mund të thonë se kur u largova nga Tirana në Beograd më thanë se isha tradhtar e kur u ktheva më thanë se jam hero. Unë s’jam asnjëri e as tjetri, por Kosova e Serbia duhet të bëjnë atë që duhet bërë, pas shekujsh ndarje nga një lumë gjaku, shembujt janë atje e ne jemi këtu por e ardhmja është këtu, dhe duhet ta kapim.

Vucic: Kur vura re prezencën e mëdias kosovare e dija që Edi do bënte politikë ditore, ai është është politikan më i mirë se unë. Nuk e përdora mundësinë për të thënë diçka të keqe për homologët e Kosovës. Do jap dy shembuj, foli për Trepcën, guxoj të them se di më shumë për Trepcën, nëse ai thotë se është çështje ekonomie, Prishtina bëri lëvizjen më të keqe sa i përket ekonomisë e zhvillimit të Trepcës. Kur thoni se bëhet për të mirën e shqiptarëve e Serbëve, a mund të gjesh një serb që do binte dakort me këtë? A u përpoqën ata që të gjejnë një serb që bie dakort? Jo, nuk folën fare me serbët që jetojnë e punojnë atje. Nuk u kujdesën, por u kujdesen për arsyet e tyre politike të brendshme. Nuk e di pse e bënë këtë. Kur analizojmë gjithçka nga pikëpamja racionale këtë nuk e kuptoj. Duke u kthyer tek Nehat Thaci, nuk di gjë për këtë rast, kemi hapur kapitullin 23, janë paralajmëruar edhe për raste më të vogla ndaj BE dhe ajo s’do ketë standarde të dyanshme. Nuk ka pasur arsye që ti ndalojmë negociatat apo dialogun edhe kur u përballa me rastin kundër Oliver Ivanovic, u arrestua e burgos, nuk e dëgjuat këtë argument nga unë apo si argument mjaftueshëm për të ndalur dialogun e për t’u zënë. Sapo për të thënë se tani nuk kemi nevojë për të diskutuar cështje të tjera se s’ka arsye. A besoni se Thaci u arrestua për qëllime politike??? Jo, askush se bëri, ishte mandat arresti i lëshuar në ’97. Ne duhet t pastrojmë këtë listë se vijojmë ti kthehemi asaj dhe zyrës tonë të prokurorit. Jam dakort me ju se duhet ti shikojmë të gjitha por duhet ta bëjmë në mënyrë të përbashkët dhe duhet të keni të njëjtin qëndrim kur flisni për serbët.

RamaNuk mora anë kur fola, por Trepcën, por po ju them se askush nga një botë normale nuk do të kuptonte se cfarë po ndodh me minierën e Kosovës dhe nuk ka mundësi për ta importuar këtu. Qytetarët e Kosovës janë aty, është ekonomi, s’po them se kush bëri cfarë, por ka disa gjëra që dalin nga e kaluara dhe i gjejmë si pengesë për të ardhmen.

VucicEdi, po del dicka nga e kaluara, ne duhet të zgjidhim këtë cështje të panevojshme, ndaj them dhe jua thashe edhe miqve tuaj se nuk e kuptova dhe nuk do flas më për këtë. Nuk e kuptoj cështjen e Trepces, kemi qëndrime të ndryshme, ju mendoni se është i pavarur e sovran, por duhet të flasim. Kjo lëvizje e Trepces ishte dicka që doli nga hiçi dhe nuk e kuptoj se cila ishte arsyeja. Jam i gatshëm ta diskutoj atë. Jam i zhgënjyer jo se është temë kryesore por jam i zhgënjyer se mund të bëni ç’të doni.

RamaE pashë në gjithë mediat serbe mbrëmë, ka rëndësi kur të jemi të qartë, ne mendojmë të kundërtën për Kosovën sa i përket statusit, por ka një dialog, s’duhet të harrojmë se bëhert fjalë për ndjenjat e popullit

VucicNjerëzit nuk u pyetën në veri për këtë çështje.
Më duhet të ndaloj, më thotë protokolli.

Shqiptarja.com  14.10.2016