Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Detaje mbi ligjin e ri për statusin e naftëtarit

Pagat e punonjësve të industrisë së naftës dhe gazit nuk do të jetë më të uleta se 150% e pagës minimale në shkallë vendi, ndërkohë që do mund të përfitojnë pension nëse kanë paguar sigurime për 20 vjet për meshkujt e 15 vite për gratë. Kuvendi ka marrë në shqyrtim një projektligj që përcakton statusin e naftëtatëre dhe trajtimin e tyre financiar. Ai përcakton kushtet si dhe gjitha dokumentacionin përkatës që duhet të plotësojë punonjësi për të përfituar statusin e naftëtarit.

Personat qe gezojne statusin e naftetarit dhe qe kane vjetersi pune sipas percaktimit te nenit 7, burrat mbi 20 vjet dhe grate mbi 15 vjet qe jane te papune ne momentin e hyrjes ne fuqi te ketij ligji, pervey perparesise ne ripunesim, kanë të drejtën e përfitimit financiar.

Ky përfitim do jetë jo më pak se 60% të pagës minimale neto në shkallë vendi dhe jo më pak se tre vjet.

Për të përfituar statusin e naftëtarit, ish-punonjësit e kësaj industrie duhet të paraqesin librezën e punës e shoqëruar nga një vërtetim i posaçëm zyrtar i Iëshuar nga ndërmarrja ku ka qenë i punësuar i konfirmuar nga ministria e linjes.

Për punonjësit që janë të punësuar në industrinë e naftës dhe të gazit, libreza e punes e shoqeruar me vertetimin e posaçëm të lëshuar nga nderrmarrja shteterore ose kompania private ku eshte i punesuar dhe i konfirmuar nga ministria e linjes.

Shqiptarja.com  14.10.2016