Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sa do kushtojnë lidhjet e reja të energjisë

Enti Rregullator i Energjisë ka nxjerrë për konsultim një rregullore lidhur me lidhjet e reja në sistemin e shpërndarjes së Energjisë.

Vlerën totale të lidhjes së re e përbëjnë katër lloje tarifash që nisin me tarifën e studimit, vlerësimit e miratimit të projektimit, me tarifën e distances, më pas me tarifën e fuqisë (leke/ kW fuqi të kërkuar) në fund tarifa e shërbimeve për realizimin e lidhjes së re dhe matjes.

Kur aplikantit i miratohet lidhja në tension të ulët 0.4 kilovolt tarifa që do të paguajë është 7250 lekë deri në 7462 lekë plus tarifa e distancës e cila varion nga konsumatori në konsumator.

Për konsumatorët jofamiljarë në tension të ulët për një lidhje të re do paguhet 12750 lekë plus tarifa e distancës e cila nuk është standarde. Në rastin kur lidhja është në tension të mesëm pra 6, 10, 20 kilovont aplikanti do të ndërtojë kabinë elektrike kurse lidhja do ti kushtojë 20 950 lekë.

Edhe këtu nuk përfshihet tarifa për distancën e cila llogaritet specifikisht për çdo aplikant sipas metodologjisë së miratuar.

Kur aplikanti lidhet në tension të mesëm 35 kilovolt tarfia që do të paguhet është 21 250 lekë duke mos përfshirë distancën e cila edhe në këtë rast ndjek të njëjtën formulë si për llojet e tjera të lidhjeve.

Të gjitha këto ndryshime në rregullore përfshirë këtë për lidhjet e reja vijnë në kuadër reformimit të sektorit energjetik dhe modelit të ri të tregut.

Scan Tv,  12.10.2016