Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Goldman” optimiste për arin

Grupi bankar Goldman Sachs thotë se mund të hapet një mundësi strategjike e blerjes për arin, nëse çmimet bien ndjeshëm poshtë 1250 dollarë për onz, ndërkohë që metali i çmuar i ofron investitorëve një mënyrë për t’u mbrojtur kundër rritjes së ngadaltë globale dhe limiteve të bankierëve qendrorë.

Ndërsa rënia e muajit të kaluar, e përshpejtuar gjatë kësaj jave, ka qenë në linjë me perspektivën pesimiste të bankës, mund të ketë ende vend për blerje nëse shitjet e shpejta vazhdojnë, tregojnë analistët e Goldman Sachs.

Pas një gjysmë viti fantastik për metalin e çmuar, ndërkohë që Rezerva Federale ndaloi ritmin e rrijes së normave të interesit dhe si pasojë e rreziqeve prej Brexit, marshimi i arit ka filluar të ndalojë.

Tashmë po shkon drejt rënies më të madhe javore të 2016-ës, si pasojë e mundësive në rritje të vazhdimit të ciklit tkurrës nga Rezerva Federale në fund të vitit. “Ne e shohim shitjen e arit që po shkon poshtë 1250 dollarë për onz, si një mundësi strategjike për blerje, duke marrë parasysh dhe rreziqet e ekonomisë globale”, deklarojnë analsitët e Goldman Sachs.

Në muajin Korrik, Goldman Sachs rriti objektivat tre-gjashtë dhe 12 mujore me 100 dollarë, duke i parë çmimet në 1300, 1280 dhe 1250 dollarë për onz në këto periudha. Goldman Sachs e sheh mundësinë e një ndërhyrjeje nga Rezerva Federale në 65%, në linjë me perspektivën e tregjeve.

Scan TV,  10.10.2016