Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Majko demokratëve: Kerkoni falje për HEC-et mbi Valbonë

Deputeti socialist, Pandeli Majko i kërkoi Partisë Demokratike që t’i kërkojë publikisht ndjesë tropojanëve, për ndërtimin e HEC-ve në Luginën e Valbonës.

Majko theksoi se HEC-et i lejoi PD dhe dhanë lejen Kryeministri dhe ministrat e qeverisë së djathtë.

Unë jam i gatshëm të besoj se tërhiqeni nga ligjet e plehrave nëse dilni dhe u thoni tropojanëve se ju keni dhënë urdhër për HEC-et në Valbonë, kërkoni ndjesë“, u shpreh Majko.

Sipas një vendimi të firmosur nga ish-kryeministri Sali Berisha, në luginën e Valbonës parashikohet ndërtimi i 11 HEC-eve. Për ambientalistët projekti do të rezultonte në një katastrofë natyrore për parkun kombëtar të Valbonës. Edhe banorët vendas kanë kundërshtuar ndërtimin e HEC-eve, ndërsa paralajmërojnë s’do lejojnë nisjen e punimeve.

Shqiptarja.com  07.10.2016