Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP bën progres në Greqi dhe Shqipëri

Ndërtimi i gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP), i cili parashikon të transpotojë gaz nga Azerbajxhani për në Europë po bën progres. Sipas të dhënave zyrtare të TAP janë shtruar rreth 30 kilometra tuba si në territorin shqiptar, ashtu edhe në atë grek. I gjithë tubacioni që do të kalohë në këto territore do të jetë nën tokë në një metër thellësi. Ecuria, sipas burimeve të TAP është brenda parashikimeve të bëra. Ky gazsjellës do të furnizohet nga faza e 2 e zhvillimit të fushës së Shah Deniz dhe do të përfundojë në tregjet europiane. Nevojat e e Shqipërisë llogariten mesatarisht në 5% të sasisë që do të transportohet në fazën e parë e që është rreth 10 miliardë metër kub.

Parashikohet që 870 kilometra tubacione do të lidhen me gazsjellësin tjetër TANAP më kufirin turko – grek.

Në Greqi, gjatësia e projektit është rreth 550 km, seksioni më i gjatë dhe kostoja llogaritet në rreth 2.3 miliardë euro, ndërsa për Shqipërinë ajo llogaritet në rreth 1 miliard euro dhe gjatësia është 215 kilometra. Rreth 37 km tubacion do të jenë nën ujë, në detin Adriatik. Pjesa e Shqipërisë nis në Bilisht Qendër, në rajonin e Korçës, në kufi me Greqinë dhe mbërrin në detin Adriatik, 17 km në veri- perëndim të Fierit.

Revista Monitor,  30.09.2016