Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mustafa: Më 2 nëntor ligji për Trepçën

Kreu i ekzekutivit, Isa Mustafa, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ka thënë se Ligji për “Trepçën”, do të jetë në fuqi më 2 nëntor.

Mustafa po ashtu ka siguruar punëtorët e gjigantit metalurgjik, se asnjë punëtorë i “Trepçës” nuk do të rrezikohet nga ky ligj.

“Ky ligj nuk do të rrezikoj aspak punëtorët. Ligji më 2 nëntor do të jetë në fuqi. Ne jemi konsultuar me kryetarin e Kuvendit dhe kemi marrë të gjiha masat në mënyrë që më 2 nëntor ligji për Trepçën të nënshkruhet dhe të mos ketë asnjë problem”, ka deklaruar Mustafa.

Gazeta Zëri,  30.09.2016