Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bien çmimet e naftës

Çmimet e naftës e nisën këtë mëngjes në rënie.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 0.8 për qind duke u këmbyer me 47.48 dollarë për fuçi.

Ata e mbyllën këtë muaj me një rritje mesatare prej 1.7 për qind pasi arritën nivelin më të lartë prej 48.32 dollarë për fuçi.

Edhe treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, shënuan rënie mëngjesin e sotëm.

Ata ranë me 0.8 për qind duke u tregtuar me 48.86 dollarë për fuçi. Niveli më i lartë që ata prekën në mbyllje të këtij sesioni ishte ai prej 49.24 dollarë për fuçi.

Revista Monitor,  30.09.2016