Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gërxhaliu: Trepça, jo pjesë e dialogut të Brukselit

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se Kosova duhet të punojë shumë në mënyrë që tendencat destruktive të Serbisë në raport me ekonominë tonë të pengohen.

“Nga Serbia nuk duhet të pritet asgjë mirë, pasi që ata kanë qëllim politik ta dëmtojnë Kosovën ekonomikisht. Ne blejmë produkte evropiane që prodhohen në Serbi dhe ne nuk jemi fajtor pse ata kanë një nivel të tillë të prodhimit. Ne duhet të rrisim përkushtimin, vetëdijen për të qenë të suksesshëm në këto çështje. Nuk duhet të fajësojmë askënd”.

Ai ka komentuar një intervistë të dhënë kohë më parë, në të cilën ai citohet të ketë thënë se “pasi Kosova nuk është pjesë e OKB-së, duhet ta shfrytëzojë Serbinë në kontekst të lidhjeve ekonomike”.

“Nëse analizohet intervista si intervistë, aspak nuk ka kontekst me titullin që është cituar. Ajo çfarë kam thënë është se Kosova nuk ka alternativë tjetër drejt Europës. Për ta konkretizuar, këtë, dje ishte një delegacion për të vizituar kompani nga Kosova, për të filluar prodhime nga Kosova për në vendet e bashkimit Sovjetik. Kur e di se çfarë udhëheqin portalet, aspak nuk ndihem keq”.

Klan Kosova,  28.09.2016