Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shah Deniz do jetë gati në vitin 2018

Ndërtimi i fushës së Shah Deniz faza 2 (SD2) do të mund të përfundojë në vitin 2018. Lajmi u bë i ditur nga drejtori ekzekutiv i kompanisë shtetërore të gazit Rovnag Abdullayev. Sipas tij, pas disa muaj testimesh, sasia e parë e gazit do të injektohet në gazsjellësin e Kaukazit Jugor dhe më pas në TANAP në vitin 2018. Do të nevojitet rreth një muaj për të mbushur me gaz të gjithë tubacionin dhe për të nisur eksportin sipas termave tregtare.

Fusha e Shah Deniz 2 tashmë ka përfunduar në masën 82%, ndërsa prodhimi do të nisë në mesin e vitit 2018. Sasia totale e gazit që do të mund të transportohet do të rritet gradualisht në 16 miliardë metër kub në vit në dy vitet e para të funksionimit. Gazi do të transportohet për në Turqi si dhe në Europë përmes projektit të Korridorit Jugor.

Trans Adriatic Pipeline (TAP) është seksioni final i projektit të këtij Korridori dhe sasia fillestare që do të transportohet prej tij do të jetë 10 miliardë metër kub gaz.

Në total, kostoja e Korridorit Jugor të Gazit llogaritet në rreth 23.8 miliardë dollarë, ku rreth 6 miliardë dollarë është vlera e TAP dhe 9.3 miliardë dollarë për TANAP.

Në Shqipëri, fillimi i ndërtimit të tubacionit pritet të përurohet më datë 30 shtator, në një ceremoni shtetërore.

Së fundmi TAP ka rehabilituar në Fier një urë aksesi, duke AP rehabilitoi një urë aksesi duke përdorur për herë të parë në Shqipëri një metodë që lejon zhvillimin e punimeve për forcimin e strukturës së urës pa e bllokuar trafikun.

Revista Monitor,  28.09.2016