Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE arkëton 40.7 mld lekë në 8 muaj

Treguesi i humbjeve ka pësuar një ulje të ndjeshme në 28.1% për këtë periudhë të vitit. Operatori i Shpërndarjes ka mundur të grumbullojë nga arkëtimet për furnizimin me energji elektrike shumën prej 40,7 miliard lekësh prej të cilave 2,6 miliard lekë janë nga aktmarrëveshjet ndërsa 38,1 miliard lekë nga faturat.

Gjatë këtij 8-Mujori janë kryer 21,342 lidhje të reja të energjisë elektrike ku kryesojnë me këtë tregues Tirana, Durrësi, Fieri dhe Shkodra.

Ndërkaq, rezulton të jenë instaluar në total një numër prej 51,283 matësash të energjisë elektrike ndërsa gjatë gjithë vitit të kaluar ishin instaluar 34,034 matësa.

Gjatë 8-Muajve të këtij viti janë nënshkruar 50,613 aktmarrëveshje të reja prej të cilave 46,238 i takojnë abonentëve familjarë ndërsa 4,375 të tilla me abonentët biznes. Totali i aktmarrëveshjeve te lidhura nga Dhjetori 2014 deri në Gusht 2016 ka arritur në 442,113.

energjia.al  28.09.2016