Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia e rinovueshme, MEI: Çmimi nga bursa

Projektligji për Energjinë e Rinovueshme në vend ka hapur debate mes aktorëve kryesorë, që investojnë në këtë sektor, dhe Ministrisë së Energjisë.

Sipas përfaqësuesve të Shoqatës Shqiptare të Energjisë së Rinovueshme (AREA), duhet të gjendet një gjuhë e përbashkët, në mënyrë që me ndryshimet që do të bëhen të mos dëmtohen interesat e investitorëve.

Sipas kryetares së kësaj shoqate, Anita Shushku, ndryshimi i çmimit të energjisë ka ndikuar në uljen e të ardhurave me 20%, për vitin 2015.

Entela Çipa, përfaqësuese e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, është shprehur se janë në fazë konsultimesh dhe do të merren parasysh kërkesat e investitorëve. Sa i përket çmimit të energjisë së rinovueshme, ai duhet që të përcaktohet nga bursa.

Për këtë arsye, të gjithë investitorët në këtë fushë duhet të bëhen pjesë e bursës shqiptare, që pritete të hapet së shpejti. Pjesë e diskutimeve për pikat kritike të projektligjit për Energjinë e Rinovueshme ishin: Shoqata e Investimeve të Huaja në Shqipëri, Korporata Financiare Ndërkombëtare, IFC, investitorë dhe bankat që kanë financuar investimet në energjinë e rinovueshme.

Të gjithë këta aktorë kanë ballafaqur propozimet mbi pjesët më të debatueshme të këtij ligji, që prek një prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare.

Scan Tv,  28.09.2016