Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rezerva të mëdha nafte zbulohen në brigjet e Patras

Një sasi domethënëse nafte në gjirin e Patrakios afër Patras është konfirmuar nga studimet e kryera nga Hellenic Petroleum dhe që do të finalizohen në javët që do të vijnë në Londër.

Kjo rezervë përllogaritet të jetë 80-100 milionë fuçi.

Të ardhurat që do të përfitojë shteti grek nga 100 milionë fuçi përllogaritet të jenë rreth 300 milionë euro në vit, rreth 0.2% e PBB-së për 25 vite.

Me rezultatet e para inkurajuese, Hellenic Petroleum ka filluar të planifikojë gërmimet e para, që ka shumë gjasë të kryhen nga një korporatë e madhe shumëkombëshe.

Kjo tokë dhe zonë nënujore në Greqinë Perëndimore tregon karakteristika të ngjashme gjeologjike me vendet tashmë të shpuara në Itali dhe Shqipëri, ku janë vendosur dhe rezervat më të mëdha. Zonat e tokës në Arta-Prevezë dhe Janinë, sipas Energean Oil, janë konsideruar premtuese, duke qenë se i përkasin zonës së detit Jon dhe shtrihen në veri afër Shqipërisë, nga ku janë identifikuar rezerva të konsiderueshme të naftës. Kompani të mëdha shumëkombëshe kanë filluar tashmë të prodhojnë.

Revista Monitor,  27.09.2016