Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK mbështet Forcat e Sigurisë së Kosovës

Në vazhdën përkrahjes së vazhdueshme për komunitetin dhe institucionet e vendit, kësaj radhe Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka përkrahur Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Duke u bazuar në Marrëveshjen e Mirëkuptimit në mes të KEK-ut dhe MFSK-së, dhe fuqizimit të bashkëpunimit me FSK-në, sot është realizuar transporti i 3 vagonëve të cilët si për nga pasha po ashtu edhe nga madhësia janë të posaçëm dhe është mjaftë e vështirë për ti transportuar.

Pavarësisht kësaj, falë përvojës  dhe vullnetit të punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, duke përdor makineri të rënda për ngarkimin/shkarkimin e këtyre vagonëve, kanë realizuar me sukses transportin e tyre nga Stacioni Hekurudhor, Bardh i Madh në destinacion të kazermës së FSK-së  në Pomozotin.

Korporata Energjetike e Kosovës dhe punëtorët e saj mbeten në gatishmëri për mbështetje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me FSK-në.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  27.09.2016