Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shqipëria do importojë nënproduktet e naftës nga Irani

Shqipëria, Suedia, dhe Greqia janë tre vendet e para europiane që do të importojë nënprodukte të naftës nga Irani që prej kohës kur ndërkombëtarët vendosën heqjen e sanksioneve ndaj Teheranit.

Burime brenda Karoon Petrochemical, bëjnë me dije se Shqipëria dhe Suedia janë dy klientët e rinj të kompanisë. Vitin e kaluar, Kina zinte 50% të eksporteve iraniane të nënpodukteve të naftës dhe të plastikës.

Eleminimi i sanksioneve ndërkohë ka tërhequr edhe vëmendjen e vendeve europiane, përshirë këtu edhe Shqipërinë. Me uljen e peshës së Kinës, këto tre vende europiane po gjejnë një vend të rëndësishëm në tregun iranian të eksporteve të nën produkteve të naftës.

Kompania Karoon Petrochemicals eksporton në 18 vendeve të ndryshme të Botës, përfshirë Shqipërinë, Greqinë, Suedinë dhe Rusinë. Në fillim të këtij viti, pakti bërthamor mes teheranit dhe fuqive botërore i dha fund njëherë e mirë sanksioneve ekonomike ndaj vendit.

Scan Tv,  23.09.2016