Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia dhe gazi, sa kushtojnë liçensat në rajon

Ruajtja e një konkurrence të shëndetshme në treg që i shërben mbi të gjitha cilësisë së shërbimit ndaj konsumatorit dhe politikave të caktimit të një çmimi të drejtë është objekt vëzhgimi kudo në botë i rregullatorëve.

Sekretariati për Energjinë në një raport të hartuar nga konsulenti i kontraktuar ka marrë në analizë një sërë aspektesh që lidhen me konkurrencën dhe barrierat në tregun e energjisë dhe gazit në vende të ndryshme të Ballkanit dhe më gjerë.

Faza e parë lidhet me çmimet që aplikohen lidhur me licencimin e operatorëve. Shqipëria referuar shifrave hyn tek vendet më tarifa të kripura që aplikohen në fazën e parë. Konkretisht për një licencë në energji ajo aplikon një tarifë fillestare prej 7 mijë eurosh. Bosnjë –Hercegovina aplikon një tarifë fillestare prej 1000 eurosh për licencat në energji dhe naftë dhe 500 euro për ato në gaz.

Në Maqedoni vlera fillestare është e unifikuar në 500 euro për të gjitha. Për Kosovën të dhënat i referohen vetëm atyre mbi hidrocentralet ku politika e licencimit është në varësi të megavatëve të instaluar dhe fillon nga 3000 euro për ato deri në 50 mega deri në 12 mijë euro për ato mbi 400 mega.

Në Mal të Zi licenca kushton në fillim 1500 euro, kurse në Serbi 2500 euro plus një seri taksash për procedurat që limitohen në nivelet e 6 eurove. Ukraina aplikon për licencat e gazit dhe energjisë një nivel 54 euro në fillim.

Një pjesë e vendeve kanë edhe tarifa mirëmbajtje për licencat që janë vjetore. Në këndvështirmin e Sekretariatit çmimet që aplikohen për operatorët e rinj që duan ti bashkohen tregut janë mesatarë duke parë edhe mundësitë dhe potencialin që ofron secili treg.

Scan Tv,  22.09.2016