Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Raporti: Shqipëria harxhon shumë energji

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor vlerësohen si vende me potencial të madh për eficiencën e energjisë dhe janë anagzhuar që të adoptojnë parametrat europiane, për të mbështetur investimet e gjelbra.

Fondi i Investimeve i Ballkanit Perëndimor, në një studim të fundit të realizuar, ka arritur në përfundimin se ky rajon e përdor energjinë me intensitet 1.6 deri në 3 herë më të lartë sesa shtetet e BE-së.

Sipas të dhënave të Komunitetit të Energjisë deri në vitin 2020 do të duhet të kursehen rreth 805 milionë euro nga përdorimi me eficiencë i energjisë.

Sipas studimit WBIF-së, Shqipëria ka si target të llogarisë kursimin nga energjia në 2GWh në vit, ndërsa kursimet nga emetimet e dioksidit të karbonit në 86 kT/vit.

Për të gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor kërkohet që energjia e konsumuar të reduktohet me rreth 20% (30Mtoe) deri në vitin 2020.

Komisioni Europian ka ngritur edhe një fond të specializuar në eficiencën e energjisë për Ballkanin, Turqinë dhe për rajonin Lindor.  Portofoli i këtij fondi llogaritet në 310 milionë euro.

Revista Monitor,  09.09.2016

kursimi-i-energjise