Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OEK e shqetësuar për zgjidhjen e Trepçës

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) është e shqetësuar me vonesat në procedurat e zgjidhjes së statusit të gjigantin ekonomik kosovar Trepçës.

OEK-u si asociacioni më i madhe i biznesit në Kosovë është duke përcjell me shqetësim procedurat e ngadalshme dhe të ngathëta në zgjidhjen e statusit të Trepçës dhe kërkon nga institucionet e vendit, Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës që të përshpejtojnë procedurat në nxjerrjen e ligjit mbi Trepçën në mënyrë që të pamundësohet likuidimi i njërit nga asetet më të vlefshme të vendit.

“Institucionet e vendit duhet bërë gjithçka që të respektohen afatet ligjore dhe të aprovohet ligji. Ndryshe do të ballafaqohemi me pasoja të mëdha dhe të parashikueshme”, ka thënë kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu.

Ai angazhohet që përveç zgjidhjes së shpejtë të kësaj çështje të sigurohet edhe zgjidhje kualitative e cila do të mundësoj mëkëmbjen e Trepçës dhe krijimin e kushteve që kjo organizatë të jetë bartës i zhvillimit ekonomik të Mitrovicës dhe Kosovës.

Telegrafi,  09.09.2016