Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ballkani, konkurrenca në rritje për gazin

Projekti 20 miliardë dollarë i gazsjellësit TurkStream i Gazprom mund të ketë një ndikim surprizues. Nëse arrin të konkretizohet atëherë do të rritet konkurrenca në tregun e gazit në Bullgari, Rumani, Greqi dhe Maqedoni.
Gazprom e ka dizenjuar projektin TurkStream që të reduktojë gazin rus përmes Ukrainës. Në vitin 2015, Gazprom transportoi përmes Ukrainës në Europë 64.2 miliardë metër kub gaz.

Gazprom planifikon të ndërtojë dy degëzime për transportimin e 15.75 miliardë metër kub/vit gaz secila. Njëra prej tyre mund të furnizojë vetëm Rumaninë ( Trans Balkan Pipeline) dhe gasjellësin në Sopfie të Bullgarisë, por kështu do të linte kapacitete të tjera të lira.

Trans Balkan Pipeline (Burgas-Alexandroupolis) lehtësisht mund të lidhet me TANAP duke e hapur tregun për gazin që mund të vijë nga Azerbajxhani, Irani, Iraku dhe Turkmenistani. Sipas rregullave të BE-së, Gazprom duhet të konkurrojë për akses, ndryshe nga kundërshtari TBP.

Revista Monitor,  24.08.2016