Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, rreth 49 USD/fuçi

Nafta ra poshtë 49 dollarë për fuçi, duke lënë pas rritjen e muajit gusht, pasi shenjat mbi rritjen e ofertës në treg injoruan shpresën se vendet prodhuese do të bien dakord për të mbështetur çmimet.

Nafta Brent ra me 59 cent në 48.57 dollarë për fuçi. Ndërmjet fillimit të muajit e deri më 19 gusht, benchmarku global u rrit me 20%. Nafta bruto amerikane ra me 62 cent në 46.79 dollarë.

Goldman Sachs tregoi në një raport se bisedat për një ndërprerje të prodhimit nga Organizata e Vendeve Eksportuese, dhe një dollar i dobët, kanë nxitur rritjen e çmimeve këtë muaj.

Megjithatë, sipas bankës ameirkane, kjo nuk ishte e mjaftueshme për të mbajtur çmimet në atë nivel. Nga mesi i 2014-ës, çmimet e naftës kanë rënë me më shumë se 50%, për shkak të tepricës globale.

Telegrafi,  23.08.2016