Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kredia për biznesin, rritet energjia

Kredia e re për bizneset më në fund është kthyer në ritme pozitive të rritjes. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për gjashtëmujorin e parë të vitit, u lëvruan kredi të reja për biznesin në vlerën e 92.4 miliardë lekëve.

Kjo shifër përfaqëson një rritje të lehtë me rreth 0.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, edhe kjo rritje duhet marrë me rezerva, kjo sidomos për një arsye: rritja e kredisë ka ardhur kryesisht falë një kredie afatshkurtër, por në vlerë të madhe, dhënë në muajin prill për një nga koorporatat publike të sektorit energjetik.

Pikërisht sektori i energjisë është i vetmi ndër aktivitete me peshë në ekonomi që paraqitet në rritje. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia për energjinë arriti në 10.2 miliardë lekë, rreth tre herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Përtej energjetikës, shumica e sektorëve që kanë një peshë të rëndësishme në kreditimin e ekonomisë paraqiten në rënie edhe këtë vit. Kështu, kredia për tregtinë është në rënie me 6.6%, për industrinë përpunuese me 13.7% dhe për ndërtimin me 13.8%.

Një ecuri pozitive shfaqin sektorët e hoteleri turizmit, transport-telekomunikacionet apo arsimit, por, të marra veçmas, këto degë kanë një peshë relativisht të ulët kundrejt portofolit total të kredisë së re.

Rënia e kredisë së re për shumicën e sektorëve ekonomikë tregon se kreditimi ngelet ende i zbehtë, pavarësisht sinjaleve pozitive të ekonomisë reale.

Scan TV,  23.08.2016