Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bien çmimet e naftës ndërsa rriten eksportet e Kinës

Çmimet e naftës shënuan rënie këtë të hënë, aq sa analistët parashikojnë se çmimi i naftës së papërpunuar europiane do të bjerë në 50 dollarë për fuçi.

Kjo ulje e theksuar e çmimeve erdhi edhe si pasojë e rritjes se eksportit të naftës dhe gazit kinez.

Eskportet kineze u rritën me 1.53 milion tonë krahasuar me të njejtën periudhë të nje viti më parë, me rreth 970, 000 tonë gaz dhe naftë secili.

Çmimet e naftës së papërpunuar europiane, Brent, ranë me 95 cent duke u tregtuar me 49.93 dolalrë për fuçi.

Edhe treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, shënuan një rënie prej 84 centësh, duke u tregtuar me 47.68 dollarë për fuçi.

Revista Monitor,  22.08.2016