Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kontrata e re, AREA: Shkojmë në arbitrazh

Kontrata e re, që kalon marrëdhënien e prodhuesve të vegjël të energjisë nga KESH tek OSHEE për shitjen e energjisë, duket se do vazhdojë të prodhojë përplasje.

Ministria nga ana e saj thekson se nuk ka ndryshim, kurse sipas Shoqatës Shqiptare të Energjisë se Rinovueshme, ndryshimi është drastik.

Në një intervistë për televizionin SCAN, nënkryetari i Bordit të AREA Sokol Meqemeja vlerëson se ata që nuk kanë firmosur janë pikërisht investitorët e mëdhenj, të huaj dhe shqiptarë, që kanë fuqinë kryesore të instaluar.

Investitorët janë duke studiuar opsionet për të gjetur një zgjidhje mbi ngërçin e krijuar, pasi kjo situarë mund të sjellë probleme më të mëdha për të gjitha palët.

E para për investitorët që janë në marrëdhënie me bankat, ku kanë marrë financimin dhe duhet të paguajnë këstet e kredive dhe e dyta, ka të bëjë me Arbitrazhin kundër vendimarrjes së qeverisë.

Scan TV,  17.08.2016