Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Masterplani: Shpresat për gazin

Flet Dritan Spahiu, drejtor i Politikave dhe Zhvillimit të Hidrokarbureve në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë/Në 2020-n, Shqipëria parashikohet të prodhojë gaz natyror aq sa ka prodhuar përpara 40 viteve, rreth një miliard metër kub gaz në vit. Duket si një ‘deja vu’, por të arrish kuotat e dikurshme të gazit natyror nuk është një sfidë e lehtë. Tingëllon ironike!

Shqipëria, për herë të parë, do të ketë një dokument të plotë (masterplan) për gazin natyror, i cili do tëmarrë në konsideratë kërkesat për investime, për zhvillimin e rrjetit të transmetimit të gazit të nevojshëm për gazifikimin e pritshëm të Shqipërisë në periudhën 2020-2040.

Një detyrë që më së shumti u ndikua nga përfshirja e vendit (sërish përherë të parë) në njëprojekt ndërkombëtar të transmetimit të gazit natyror, ku nuk ndërthuren vetëm interesat ekonomike, por edhe ato të forta,gjeostrategjike.

Masterplani, në formën e tij finale, pritet të jetë gati në shtator-tetor, kohëqë i duhet të kalojë të gjitha procedurat e nevojshme ligjore.

Infrastruktura e ardhshme e gazite studiuar është përqendruar në gazifikimin e qyteteve të mëdha të konsumatorëve të mëdhenj industrialë (konsumatorët spirancë) si dhe në shfrytëzimin e depozitimit të mundshëm të gazit pranë vendburimeve natyrore, siçështë ai i Dumresë. Një nga gjetjet kryesore dhe rekomandimet e këtij studimi përcakton se infrastruktura e gazit duhet të zhvillohet duke filluar nga gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline dhe “trekëndëshi” Fier-Vlorë-Ballsh, ku janë vendosur disa prej përdoruesve më të mëdhenj industrialë.Janë parashikuar disa skenarë, sipas të cilit do të përcaktohet edhe e ardhmja e termocentralit të Vlorës, apo do të shikohet mundësia e ndërtimit të disa të tjerëve. E këtu do të analizohet mundësia nëse kjo do të bëhet përmes shtetit, partneritetit publik – privat apo vetë sektorit privat.

Çështja e furnizimit të konsumatorëve familjarë (për qëllim ngrohjeje dhe/ose gatimi) do të shikohet në mënyrë më të veçantë. Ky është një proces që parashikohet se do të dojë deri në 10 vjet të zbatohet, duke qenë se pjesa dërrmuese e godinave për banim nuk janë të planifikuara për sisteme që sigurojnë përdorimin e gazit natyror. Në total, Shqipëria llogarit një rrjet gazi prej 498 km, i cili është pothuajse i amortizuar.

Një pjesëtejet e rëndësishme e kësaj strategjie është edhe trajtimi i vendburimeve ekzistuese të gazit natyror, si në Delvinë apo në Divjakë. Gjatë 30 viteve të fundit, kërkimi i gazit nuk ka rezultuar mjaft i suksesshëm. Një sinjal pozitiv erdhi në fund të muajit qershor nga kompania ndërkombëtare Shell, e cila njoftoi nisjen e shpimit të pusin Shpirag 3. Pusi do të jetë i thellë dhe për shkak të vështirësive gjeologjike që paraqet zona, ndaj dhe procesi mund të zgjasë pak më shumë se një vit. Megjithatë përvoja që ka Shell, i bën ekspertët e kësaj fushe të ndihen optimistë.

Nëse në fund të këtij procesi do të arrihet në përfundimin se gazi që do të gjendet do të jetë i tregtueshëm (pra me leverdi ekonomike) atëherë situata do të ndryshojë tërësisht dhe do të mund të kemi gaz përpara fillimit të projektit TAP (2020).

Nga ana tjetër, projekti i Masterplanit është i lidhur ngushtë edhe me studimin e fizibilitetit të përfunduar të gazsjellësit Jonian Adriatik (IAP) që lidh Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Shqipërinë; me masterplanin e gazit për Malin e Zi; me studimin për Unazën e Gazit të financuar nga Bashkimi Europian si dhe me studimine parafizibilitetit për gazsjellësin Shqipëri-Kosovë.

Po përse një dokument i tillë? Çfarë parashikon ai dhe çfarë bazash do të hedhë? Në një intervistë për “Monitor”, Dritan Spahiu, drejtor i Politikave dhe Zhvillimit të Hidrokarbureve në Ministrinë e Energjisë dhe të Industrisë, tregon detaje mbi gjetjet e masterplanit, pozicionimin e Shqipërisë kundrejt rajonit, por edhe për përfitimet qëdo të mund të ketë industria apo konsumatorët familjarë për një periudhë që shkon deri në vitin 2040.

 

————

 

Nga A-ja te ZH-ja, hapat një tregu të (pa)krijuar

Flet Dritan Spahiu, drejtor i Politikave dhe Zhvillimit të Hidrokarbureve në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë

Ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e qeverisë për të pasur një dokument strategjik të gazit natyror, për shkak të mungesës së tij. Shqipëria dhe Kosova janë të vetmet vende në rajon që nuk janë të lidhura me rrjete ndërkombëtare të gazit natyror, për këtë arsye nevojiten një sërë studimesh, por më kryesori është pasja e një masterplani. U bë një aplikim në vitin 2014, nëWBIF (Western Balkan Investment Framework) e Bashkimit Europian e cila merret me financime dhe studime në fusha të ndryshme, përfshi këtu edhe të gazit.

Pas miratimit të aplikimit u arrit që të sigurohej një grant prej 1.1 milionë eurosh. Menjëherë pas përcaktimit të termave të referencës u bë fillimi i projektit. Për këtë u angazhua një kompani norvegjeze. U përgatitën një sërë modulesh të veçanta, siçështë ai për kërkesën dhe ofertën, qëështë një nga më të rëndësishmet, ai institucional dhe rregullator dhe i tarifave. Më pas u arrit në një dokument të plotë, i cili, përveç moduleve, ka edhe një gamë të gjerë që lidhen me infrastrukturën e ndërtimit të rrjetit të transmetimit dhe të shpërndarjes së gazit natyror në Shqipëri.

Ky dokument është diskutuar gjerësisht me grupet e interesit në të cilin bëjnë pjesë kompani me emër në botë, si Shell, BP, Socar, institucionet eBE-së në Shqipëri, BERZH, institucione shqiptare apo edhe kompani të ndryshme.

 

dritan spahiuDuket se kemi një dokument të rëndësishëm për zhvillimin e një tregu që do të duhet të krijohet nga e para dhe mbi të gjitha, të jetë i ndërlidhur me vendet e tjera…

Tashmë, mund të themi se kemi një dokument strategjik për zhvillimin e tregut të gazit për periudhën 2020–2040.

Ajo që ne kemi rënë dakord meWBIF (Western Balkan Investment Framework) është jo vetëm përgatitja e Masterplanit, por edhe hartimi i një liste me projekte prioritare.

Pra, përveç dokumentit strategjik qëështë Masterplani i gazit, i cili pas diskutimeve me grupet e interesit do të kalojë për miratim në qeveri, do të kemi edhe njëlistë me projekte që do të konsiderohen prioritare dhe që do të duhet të marrë edhe miratimin e Këshillit Kombëtar të Territorit, pasi ka të bëjë me gjurmën nga ku do të kalojnë.

Paralelisht me këto studime (brenda fondit 1.1 milionë euro) u arrit të hartohej edhe Vlerësimi Mjedisor, një dokument shumë i rëndësishëm që ka të bëjë me ndikimin në mjedis të gazifikimit të vendit, pa të cilin nuk mund të miratohet Masterplani sepse është kusht.

Pra, janë tre dokumente kryesore: Masterplani i gazit, Vlerësimi Strategjik Mjedisor dhe lista me projektet prioritare.

Drafti final i Masterplanit është gati. Ai është dërguar për mendimin tek institucionet kryesore të shtetit shqiptar, por edhe tek anëtarët e grupeve të interesit ku janë dhënë edhe komentet përkatëse. Gjithashtu pritet tëjepen komente edhe nga ana e ministrisë. Brenda periudhës shtator–tetor 2016 do të jetë gati dokumenti final për t’u dërguar më pas për miratim në Këshillin e Ministrave. Për këtë do të kërkohet formalisht edhe përfundimi i vlerësimit strategjik mjedisor. Drafti paraprak ka filluar të përgatitet dhe është dërguar për mendim edhe te vendet fqinje.

Një nga pikat e rëndësishme të këtij Masterplani është edhe lidhja e Shqipërisë me vendet e rajonit: me Malin e Zi përmes projektit IAP (Ionnian Adriatic Pipeline), me Kosovën përmes projektit ALKOGAP, por edhe me Greqinë dhe Italinë përmes TAP. Ndërkohë po vazhdojnë diskutimet me Maqedoninë për përcaktimin e pikës së mundshme të lidhjes midis dy shteteve, duke përmbyllur kështu dhe interkonjeksionet me vendet fqinje. Ne presim që në muajin e ardhshëm të vijnë komentet përkatëse nga këto shtete për t’u ndarë më pas me grupet e interesit dhe me publikun. Është dërguar dokumenti edhe te bashkitë dhe institucionet përkatëse dhe deri në muajin tetor do të kemi miratuar edhe vlerësimin strategjik mjedisor. Të dy këto dokumente më pas do të marrin edhe miratimin e qeverisë.

Ministria e Energjisë ka aplikuar dhe ka përfshirë me sukses në projektin ALKOGAP dhe IAP (seksioni Shqipëri – Mali Zi) në listën e projekteve me rëndësi kombëtare në sektorin e energjisë (Single Sector Project Pipeline).Shumë shpejt pritet që ALKOGAP të jetë pjesë e projekteve me rëndësi për vetë Komunitetin e Energjisë nëVjenë, si pjesë e listës PECI (Project of Energy Community Interest). Në datë 7 maj 2016, ministrat e katër vendeve ku kalon projekti IAP u takuan në Mal të Zi, ku ranëdakordpër krijimin e një njësie të menaxhimit të projektit për ta promovuar. Parashikohet qëtë ketë një përfaqësim nga SOCAR, kompania shtetërore e naftës së Azerbajxhanit, aksionere e TAP.

Gjithashtu, WBIF ka miratuar një grant prej 2.5 milionë eurosh për projektin paraprak teknik të IAP si dhe 0.3 milionë euro për studimin e parafizibilitetit të ALKOGAP dhe pritet që shumë shpejt të fillojë puna për përgatitjen e Termave tëReferencës dhe të vetë studimeve përkatëse.

Shqipëria pritet të kthehet shumë shpejt në një nyje energjetike për rajonin, duke furnizuar vendet fqinje me gaz nga Azerbajxhani.

 

Ju përmendët listën e projekteve prioritare, a mund të na jepni disa detaje? Çfarë do të përmbajë?

Më duhet të theksoj se këto projekte prioritare do të diskutohen midis Ministrisë sëEnergjisë dhe Industrisë dhe kompanisë konsulente dhe më pas do të studiohen në nivel parafizibiliteti, duke marrë në konsideratë analizën e bazuar në kostot dhe përfitimet(CBA, cost-benefit analysis). Kjo do të na japë edhe një panoramë më të qartë.

Në rast se këto projekte do të konsiderohen të rëndësishme për qeverinë shqiptare, atëherë ato do të studiohen në nivel fizibiliteti të plotë dhe më pas do të përgatitet projekti i detajuar teknik.

Në këtë mënyrë, Shqipëria do të ketë një listë projektesh të pajisura me studimet e nevojshme, duke bërë të mundur tërheqjen e investitorëve të huaj nëpërmjet financimeve të mundshme nga institucionet financiare ndërkombëtare.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka dhënë miratimin për studimin e projektit prioritar të tubacionit Fier – TEC Vlorë, i cili është në përfundim e sipër.

Ky studim do të kontribuojë pikërisht në procesin e vënies nëpunë të Termocentralit të Vlorës, i cili vlerësohet se do të jetë “konsumatori” i parë i tregut të gazit natyror në Shqipëri.

(Pjesë e planit është edhe përfshirja e prodhimit tëenergjisë elektrike nëpërmjet gazit natyror, fillimisht nga Termocentrali i Vlorës nëpërmjet konvertimit dhe modernizimit të tij në një impiant 300 MËqë punon me gaz, dhe në të ardhmen nga dy impiante të tjerë të prodhimit të energjisë elektrike nga djegia e gazit natyror).

Nga ana tjetër po punohet për finalizimin e listës së projekteve prioritare, që parashikohet të përfundojë brenda vitit 2016.

 

banner_pipes_arrival_in_albania_tap tubaCili është roli i projektit TAP në këtë projekt?

Një nga përfitimet kryesore të projektit TAP është dhe gazifikimi i vendit, proces i cili kërkon dhe sigurimin jo vetëm të kapaciteteve në projektin TAP, por dhe vetë blerjen e gazit natyror nga fusha e Shah Deniz II në Azerbajxhan.

Ministria e Energjisë dhe Industrisëështë në diskutime të avancuara me kompaninë TAP për tëbërë tëmundur që kompanitë shqiptare të mund të prenotojnë kapacitete në projektin TAP përpara fillimit operacional tëtij. Qëllimi është që në vitin 2020, Shqipëria të ketë sasitë e nevojshme të gazit natyror për krijimin e tregut të gazit. Pikërisht, përfundimi i Masterplanit do të bëjë edhe identifikimin e kërkesës për gaz natyror, si dhe përcaktimin e pikave të daljes së projektit TAP në Shqipëri. Aktualisht, MEI dhe TAP kanë rënë dakord qëdo të jetë ky i fundit qëdo të financojë të gjithë kostot e nevojshme për ndërtimin dhe vënien në punë të një pike dalje në Shqipëri, e pajisur me të gjithë pajisjet e nevojshme për matjen e gazit, si dhe uljen e presionit.

Në varësi të rekomandimeve të Masterplanit të gazit, do të përcaktohen dhe pikat e tjera tëdaljes të projektit TAP në Shqipëri. Kështu do të bëhet e mundur fillimi i procesit të gazifikimit të Shqipërisë.

 

A është kërkuar rritja e përfshirjes së kompanive shqiptare në projektin TAP?

Pjesë e diskutimeve me shoqërinë TAP AG është dhe pjesëmarrja e kompanive shqiptare në ndërtimin e projektit. Me gjithë përpjekjet e projektit TAP, përsëri aktivizimi i kompanive shqiptare në këtë projekt është në nivele jo të kënaqshme, por po zhvillohen bisedime intensive me kompaninë për të rritur prezencën e kompanive shqiptare. Në këtë mënyrë, do të synohet rritja e përfitimeve, jo vetëm për kompanitë shqiptare, por edhe të stafit të tyre nëpërmjet punësimit, si dhe ngritjes sëkapaciteteve. Është shumë e rëndësishme që kompanitë shqiptare të marrin pjesë në mënyrë intensive në këtë projekt, duke krijuar dhe përvojën dhe ekspertizën e nevojshme për të kontribuar në procesin e gazifikimit të Shqipërisë, por edhe në projektet e interkonjeksionit me vendet fqinje.

 

Ndikimi

Shqipëria pritet që të kthehet shumë shpejt në një nyje energjetike për rajonin, duke furnizuar vendet fqinje me gaz nga Azerbajxhani.

Konsumatori

Ky studim do të kontribuojë pikërisht në procesin e vënies nëpunë të Termocentralit të Vlorës, i cili vlerësohet se do të jetë “konsumatori” i parë i tregut të gazit natyror në Shqipëri.

Ndërlidhja

Një nga pikat e rëndësishme të këtij Masterplani është edhe lidhja e Shqipërisë me vendet e rajonit: Me Malin e Zi përmes projektit IAP (Ionnian Adriatic Pipeline), me Kosovën përmes projektit ALKOGAP, por edhe me Greqinë dhe Italinë përmes TAP.

Rezervimi

Ministria e Energjisë dhe Industrisëështë në diskutime të avancuara me kompaninë TAP për të bërë të mundur që kompanitë shqiptare të mund të prenotojnë kapacitete në projektin TAP përpara fillimit operacional të tij. Qëllimi është që në vitin 2020, Shqipëria të ketë sasitë e nevojshme të gazit natyror për krijimin e tregut të gazit.

Marrëveshja

Është rënë dakord që TAP do të financojë të gjithë kostot e nevojshme për ndërtimin dhe vënien në punë të një pike dalje në Shqipëri, e pajisur me të gjithë pajisjet e nevojshme për matjen e gazit, si dhe uljen e presionit.

Përfshirja

Me gjithë përpjekjet e projektit TAP, përsëri aktivizimi i kompanive shqiptare në këtë projekt është në nivele jo të kënaqshme, por po zhvillohen bisedime intensive me kompaninë përtë rritur prezencën e kompanive shqiptare.

 

Gjetjet kryesore

Shqipëria, së bashku me Malin e Zi dhe Kosovën është sot ndër të vetmet vende në Europë, që nuk është e lidhur me sistemet ndërshtetërore të transmetimit të gazit dhe që e ka rrjetin kombëtar të shpërndarjes së gazit krejtësisht të izoluar

Në të kaluarën Shqipëria ka pasur një sektor të rëndësishëm të gazit, por tashmë nuk ka ndonjë burim të rëndësishëm të gazit natyror. Prodhimi i gazit ka rënë nga 1 bmk (miliard m³) në vitin 1982, në 0.01 bmk së fundmi. Veprimtaria e mbetur e gazit është e përqendruar në pjesën jugore të vendit dhe furnizon rafineritë e naftës me vëllime modeste të gazit vendas. Gazi nxirret nga fushat e Delvinës dhe si gaz shoqërues në puset e naftës në afërsi të Ballshit.

Rrjeti ekzistues i gazitka një gjatësi prej 498 km dhe lidh të gjitha vendburimet e dikurshme të gazit, por me përjashtim të gazsjellësit që lidh puset e gazit natyror në Delvinë me rafinerinë e Ballshit (i cili është riparuar here pas here), infrastruktura ekzistuese e gazit nuk është më funksionale dhe ka nevojë për rehabilitim të plotë. Shumica e tubacioneve ekzistuese të gazit janë të vjetra dhe me defekt, gjë që e bën përdorimin e këtyre tubacioneve jo rentabël. Rrjedhimisht, nevojitet një sistem i ri i transmetimit dhe i shpërndarjes së gazit.

Karakteristikat demografike të vendbanimeve shqiptare nuk favorizojnë shumë zhvillimin e rrjeteve të shpërndarjes së gazit: Shqipëria ka një numër relativisht të lartë vendbanimesh (përafërsisht 3,000), por me një numër relativisht të vogël banorësh për vendbanim.

Kërkesa totale e parashikuar për energji termike në familje, shërbime dhe industri që mund të mbulohet nga përdorimi i gazit natyror në Shqipëri është rreth 2,167 milionë m³ në vitin 2040 (duke përfshirë bujqësinë dhe transportin). Potenciali i përdorimit të gazit natyror për prodhimin e energjisë elektrike mund të jetë rreth 770 milionë m³ në vitin 2040, dhe përdorimi i gazit natyror nga rafineritë në vitin 2040 mund të jetë rreth 89 milionë m³.

Zona e Tiranës dhe Durrësit përbën zonën kryesore me konsum të pritshëm të konsiderueshëm të gazit. Kontributi i sektorit rezidencial përbën rreth 32% të totalit të konsumit dhe po kaq është edhe konsumi nga sektori i shërbimeve, ndërsa sektori industrial zë pothuajse 37% të totalit të konsumit. Për këtë arsye, rekomandohet që zona Tiranë-Durrës të konsiderohet si një qendër e përbashkët e shpërndarjes së gazit.

Zona Fier – Vlorë – Ballsh paraqet një trekëndësh të rëndësishëm të konsumit industrial të gazit që mund të shërbejnë si konsumatorë spirancë që do të mundësojnë gazifikimin e zonave përreth.

Rrjeti i propozuar i transmetimit të gazit ndahet në pesë degë kryesore:

Dega Veriore: Fillon nga pika e lidhjes me TAP-in (pranë Fierit) në drejtim të Shkodrës dhe më tej, drejt Malit të Zi.

Dega e Elbasanit: Fillon nga pika e lidhjes me TAP-in (pranë Fierit), kalon nëpërmjet Lushnjës dhe Dumresë dhe përfundon në Elbasan.

Dega Jugore: Furnizon zonat e Fierit, Vlorës, Ballshit, Tepelenës dhe Gjirokastrës.

Dega Perëndimore: Fillon nga pika e lidhjes me TAP-in (pranë Korçës) dhe vazhdon drejt Pogradecit, Përrenjasit dhe më pas drejt ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë.

Dega e Kosovës, që fillon nga Miloti dhe përfundon në pikën kufitare të Morinës në afërsi të Kukësit.

 

Katër skenarët e sistemit të transmetimit të gazit

Skenari 1

Ndërtimi i rrjetit kombëtar të gazit për furnizimin e njësive administrative vendore me konsum të qenësishëm të gazit

Ndërtimi i IAP me diametrin e tij të paracaktuar (drejt Malit të Zi, Bosnjës dhe Kroacisë)

Ndërtimi i gazsjellësit drejt Kosovës dhe Maqedonisë.

Skenari 2

Ndërtimi i rrjetit kombëtar të gazit për furnizimin e njësive administrative vendore me konsum të qenësishëm të gazit

Ndërtimi i IAP me diametrin e tij të paracaktuar (drejt Malit të Zi, Bosnjës dhe Kroacisë)

Skenari 3

Ndërtimi i rrjetit kombëtar të gazit për furnizimin e njësive administrative vendore me konsum të qenësishëm të gazit

Furnizimi i Kosovës nga Kukësi dhe i Maqedonisë nga Përrenjasi.

Skenari 4

Ndërtimi i rrjetit kombëtar të gazit për furnizimin e njësive administrative vendore me konsum të qenësishëm të gazit.

Sistemi i transmetimit është i optimizuar për 80% të kërkesës së mundshme të gazit në njësitë administrative vendore me konsum të qenësishëm të gazit në Shqipëri, kërkesës totale të konsumatorëve të mëdhenj potencialë të gazit (termocentralet, rafineritë etj.) plus konsumin e parashikuar të gazit në Kosovë dhe në Maqedoni. Sistemi i transmetimit është konfiguruar edhe në përputhje me praktikat më të mira të planifikimit të tubacioneve.

 

tap gaz tubacioneVendburimet natyrore

Depozitimi i gazit natyror kandikim të rëndësishëm në sigurinë dhe qëndrueshmërinë e furnizimit me gaz natyror dhe në mbulimin e kërkesave të konsumatorëve. Formacioni kripor i Dumresë është një diapir i madh që mbulon një sipërfaqe prej rreth 250 km². Ka dy opsione të zhvillimit të depozitave nëntokësore në Dumre: Alternativa 1 dhe 2.

Dumreja 1

Është një mundësi depozitimi me vëllim të mjaftueshëm, por pa kapacitet të mjaftueshëm shtytës.

Dumreja 2

Është një alternativë me vëllim më të madh dhe me kapacitet të mjaftueshëm shtytës për nevojat e konsumit të gazit.

Nëse do të ketë interes të mjaftueshëm nga vendet e tjera për kapacitete depozitimi, atëherë Alternativa Dumreja 2 është më e rekomandueshme.

 

Afatet

Strategjia parashikon zhvillim sipas prioriteteve në shtrirje kohe të caktuar

Afatshkurtër

Zhvillimi i gazsjellësit TAP – TEC-i i Vlorës. Nëse është i mundshëm, zhvillimi i sistemit të shpërndarjes së gazit në qytetin e Vlorës;

Zhvillimi i rrjetit të transmetimit për furnizimin e konsumatorëve spirancë në Fier dhe Ballsh dhe nëse është e mundur, zhvillimi i rrjeteve të shpërndarjes së gazit në Fier dhe Ballsh;

Afatmesëm

Zhvillimi i rrjetit të transmetimit për të furnizuar zonat kryesisht industriale në Elbasan, si dhe zhvillimi i hapësirave të depozitimit të gazit në Dumre;

Zhvillimi i rrjetit të transmetimit për furnizimin ekonsumatorëve industrialë dhe tregtarë në zonën e Durrësit dhe të Tiranës;

Afatgjatë

Zhvillimi i gazsjellësit drejt Kosovës;

Zhvillimi i sistemit të transmetimit nga TAP afër Korçës, për TEC-in e planifikuar në Korçë, dhe më tej, drejt rrjetittë transmetimit në Pogradec;

Zhvillimi i rrjetit të transmetimit drejt Shkodrës;

Zhvillimi i rrjetit të transmetimit nga Ballshi në Tepelenë dhe Gjirokastër;

Zhvillimi i rrjetit të transmetimit nga Pogradeci drejt Përrenjasit dhe më tej, drejt Maqedonisë;

Zhvillimi i rrjetit të transmetimit nga TAP afër Kuçovës për TEC-in e planifikuar në Kuçovë.

Revista Monitor,  13.08.2016