Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sekuestrohet një filial i ARMOs në Vlorë

Një filial i kompanisë ARMO është sekuestruar sot në Vlorë për shkak të borxheve të papaguara që kompania ka ndaj shtetit.

Sekuestrimi është kryer nga një shoqëri përmbarimore private, por ndërkohë punonjësit e kompanisë kanë refuzuar të dalin nga objekti pasi kanë 15 muaj pa u paguar dhe thonë se janë ende ne proces gjyqësor.

Ata kërkojnë që të bëhet një rivlerësim për filialin dhe mallrat e sekuestruara të shpërndahen më pas si pagesa për punëtorët.

Kompania ARMO është zhytur në borxhe të thella, ndërsa firma nga Azerbajxhani është larguar prej kohësh nga Shqipëria.

Lapsi,  28.06.2016