Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rrufeja godet nënstacionin elektrik në Fushë-Krujë

Një rrufe e fuqishme që ka goditur nënstacionin elektrik të Fushkrujës që ndodhet në fshatin Zallë, ka bërë që shumë zona të Fushëkrujës të mbeten në errësirë të plotë, pasi ky nënstacion furnizon me energji elektrike gjithë rrethi i Krujës.

Shkak për këtë është bërë një shkarkesë atmosferike e cila ka dëmtuar fidrat përcjellës të energjisë, ku banorët e zonave të thella po furnizohen me drita vetëm një ose dy orë në 24 orë.

Po ashtu mungesë energjie ka edhe në Krujë e Fushkrujë ku ajo ndërpritet për orë të tëra, ndërkohë që luhatjet e tensionit janë të shumta.

Fatmirësisht në momentin e shkarkesës atmosferike në nënstacion nuk ka pasur punonjës brenda godinës.

Shqiptarja.com  27.06.2016