Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

8 HEC-e të reja mbi lumin Mat

Në mbledhjen e saj të fundit qeveria shqiptare ka miratuar kontratat shtesë të koncesioneve, për ndërtimin e 8 hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Mat.

Nga lista e botuar bie në sy se lumi i Matit po shfrytëzohet në maksimum për prodhim energjie.

Sipas listës i bie që mesatarisht në çdo 5-6 kilometra rrjedhë të këtij lumi të ketë një hidrocentral.

Konçesionin e fundit e ka marrë një kompani austriake, por që ende nuk ka filluar zbatimin e projekteve në terren. Ky konçension është ngritur si shqetësim qytetar në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Mat.

Tani, mbi këtë lum po ndërtohen 8 hidrocentrale. A ka projekt, a ndryshon ekosistemi i zonës, a ja vlen barra qiranë që të ndryshojmë historinë tonë, gjeografinë tonë, të rriten temperaturat e asaj zone, të dehidratohet ajo zonë” tha Lindita Doda, Këshilltare bashkiake.

Ndërkohë që, Agim Hysa, Kryetar i Këshillit Bashkiak ka thënë se, “Me gjithë këshilltarët e tjerë, ne jemi dakort që ti kërkojmë institucioneve qendrore që të na njohin me këtë situatë dhe ne të dalim me një qëndrim”.

Sipas vendimit të Këshillit të ministrave, i cili tashmë është publikuar në faqen zyrtare të kryeministrisë bëhet fjalë për hidrocentralet të emërtuara “Gjoni”, “Blishta”, “Klosi”, “Domi”, “Luci”, “Shoshaj, “Zenishti” dhe “Burreli”, koncesionet e të cilave janë dhënë që në tetor të vitit 2012 nga qeveria e mëparshme.

Shqiptarja.com  26.07.2016