Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE: Ulëm humbjet

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njoftoi se humbjet e energjisë ranë në 28.9 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit duke shënuar nivelin më të ulët në shumë vite.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, treguesi i humbjeve në rrjet u ul me 3.33 pikë përqindje, një rezultat ky që sipas OSHE është lehtësisht më i mirë edhe se sa plani i parashikuar për periudhën.

Kompania njofton se ulja graduale e humbjeve ka përmirësuar treguesit e saj financiar. Sipas të dhënave, në gjysmën e parë të vitit, OSHEE arkëtoi 30.8 miliardë lekë nga shitja energjisë, pjesa dërrmuese e të cilave erdhën nga faturat korente, ndërsa 2 miliardë lekë ishin arkëtime nga faturat e prapambetura.

Vitin e kaluar dhe gjatë këtij viti kompania ka aplikuar disa skema lehtësuese për të nxitur pagesën e faturave të prapambetura duke falur kamatvonesat e tyre.

Sipas kompanisë, deri më tani përmes këtyre skemave konsumatorët kanë përfituar rreth 8.6 miliardë lekë nga falja e kamatvonesave, nga të cilat 40 për qind shkuan për familjet më të varfra ato të cilat janë në ndihmë ekonomike.

Ndërkohë, kompania bëri të ditur se ka vazhduar punën në terren për të përmbyllur përfundimisht faturimin afrofe. Sipas saj, në gjashtë muajt e parë u instaluan rreth 47 mijë matësa të rinj energjie në të gjithë territorin e vendit, një detyrim ky i vendosur nga enti rregullator i energjisë.

Top Channel,  25.07.2016