Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fshati i izoluar, OSHEE vendos shtyllat me helikopter

Ishte viti 1997, kur me rënien e shtetit, u rrëzuan edhe shtyllat me linjat elektrike të fshatit Val Martanesh me rreth 50 banorë, njësi administrative e bashkisë Bulqizë.

U deshën 19 vjet pritje, që një investim i OSHEE të risillte energjinë elektrike në qershor 2016 në fshatin në kufi me Tiranën.

Drejtuesit e OSHEE thonë për Tema Online se “investimi për ndërtimin e rrjetit të ri me vlerë 100 mijë euro nuk ka qenë i lehtë, për shkak të terrenit të thyer, mungesës së rrugës për dërgimin e bazës materiale, madje firmës private i është dashur të përdorë helikopter për vendosjen e linjës 10 kV midis të shtyllave, pasi pjerrësia ishte 90°, në mes shtrihej lugina e lumit të Tërkuzës, lartësia ishte 15 m, etj”.

Punimet nisën më 19 nëntor 2015, por u ndërprenë më 4 janar për shkak të reshjeve të borës dhe motit aspak të favorshëm.

Për vendosjen e 11 km linjë elektrike dhe 178 shtyllave , OSHEE-së i është dashur detyrimisht të hapë edhe rrugën.

Fshati Val Martanesh është rreth 10 km larg Shën Gjergjit këtu në Tiranë (4 orë rrugë), dhe rreth 48 km larg Bulqizës, njësi administrative nga varet, kurse energjia elektrike është rikthyer duke u lidhur me N/stacionin e Krastës në Burrel.

Gazeta Tema,  25.07.2016