Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

SHBA, industria e naftës në rënie

Kjo do të thotë se industria është drejt krizës më të madhe që prej vitit 2011, kur nisi edhe “boom”-i i industrisë së naftës argjilore në vend. Kompanitë e sektorit shpresonin në një tremujor të dytë më të suksesshëm se tremujori i parë i vitit.

Por, nivelet rekord të importit kanë “hedhur në erë” edhe shpresat e fundit. Analistët dhe institucionet kryesore kanë shkurtuar, gjatë javës, projeksionet për performancën e industrisë, gjatë tremujorit të dytë të vitit.

Pjesa dërrmuese e ekspertëve tashmë presin masa edhe më drastike nga kompanitë për ti bërë ballë fitimeve të ulëta. Me shumë gjasa, planet e investimit do të shkurtohen edhe më tej nga vetë kompanitë.

Valero, një ndër kompanitë më të mëdha të sektorit në vend, regjistron një rënie të fitimeve me 19%, përgjatë 12 muajve të fundit. Edhe për kompanitë e tjera, humbjet variojnë pranë të njëjtave nivele.

10 rafineritë më të mëdha të pavarura në vend regjistruan fitime neto pranë 944 milionë dollarëve gjatë tremujorit të parë, ose 74% më pak se një vit më parë.

Scan TV,  23.07.2016