Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bankers, raport mbi shitjen te Geo-Jade

Bankers Petroleum Ltd ka kënaqësinë të publikojë një përditësim mbi shitjen tek degët e Geo-Jade Petroleum Corporation në bazë të marrëveshjes së datës 19 mars 2016. Në bazë të marrëveshjes, Geo-Jade do të blejë të gjitha aksionet e Bankers nëpërmjet degëve të saj me një çmim prej C $ 2.20 për aksion.

Përfundimi i transaksionit mbetet subject i miratimit rregullator të Administratës Shtetërore Kineze të Këmbimit Valutor (SAFE). Miratimi i marrëveshjes nga Republika Popullore e Kinës i cili duhej të merrej Brenda datës 30 qershor 2016 tani është shtyrë për në 31 korrik 2016. Bankers dhe Geo-Jade janë duke punuar intensivisht së bashku për marrjen e këtij miratimi brenda muajit korrik, dhe nëse ky miratim merret, marrëveshja parashikon një zgjatje automatike gjashtëdhjetë ditë nga data e fundit (aktualisht 31 korrik, 2016 derinë 29 shtator, 2016) për mbylljen e transaksionit.

Nëse miratimi nga SAFE nuk merret deri më 2 gusht, 2016 atëherë një amendim i mëtejshëm i marrëveshjes do të jetë i nevojshëm që të zgjatet afati kohor për miratimin nga SAFE si dhe për shtyrjen e dates për mbylljen e transaksionit. Të dyja shoqëritë, Bankers dhe Geo-Jade janë të angazhuara për përfundimin e transaksionit, dhe diskutime të tilla janë duke u zhvilluar, përfshirë edhe dispozitat e mundshme që do të rrisin angazhimin e palëve.

Pas përfundimit të suksesshëm të transaksionit, aksionet e Bankers nuk do të listohen më në bursën e Torontos dhe të Londrës.

energjia.al  21.07.2016