Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zgjatet afati i konçesionit të kromit në Bulqizë

Koncesioni i shfrytëzimit të kromit në Bulqizë do të zgjatet edhe për dhjetë vite më shumë nga kontrata fillestare, për t’u shtrirë deri në vitin 2040. Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese miratoi me votat e të gjitha palëve shtyrjen e kohëzgjatjes së koncesionit që tashmë zotërohet nga kompania shqiptare ACR.

Ndërkohë që disa prej deputetëve shprehën rezerva për faktin që koncesioni ka ndërruar tre herë pronar, që nuk ka respektuar investimet e nënshkruara në kontratë, për fitimet e kufizuara për arkën e shtetit, por dhe për numrin e madh të aksidenteve me pasojë vdekjen e minatorëve. Deputeti Genc Ruli vuri pikëpyetjen mbi gjobat e akumuluara në vite nga ana e koncesionarit, që arrijnë në miliona euro.

‘Ka pasur një pikë shumë të debatuar në lidhje me investimet e parealizuara. Investimet kanë kondicionuar rritjen e prodhimit, nuk ka pasur prodhim sepse kanë munguar investimet”, u shpreh Eduart Shalsi.

”Doja të dija a janë zbatuar ndër vite kontratat nga këto kompani që kanë kaluar nga njëra tek tjetra? E dyta, a janë zbatuar investimet sipas kontratës të përcaktuar?’‘, ka pyetur Rakip Suli.

”Në Shqipëri kemi një situatë dramatike për aksidentet nëpër miniera, jo konkretisht për këto dy kontrata por në përgjithësi për të gjitha llojet e liçensave që jep ministria juaj”,
tha Mimoza Hajdarmataj.

Projektligji u paraqit nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Energjitikës, e cila tha se ai ka qëllim rritjen e kohëzgjatjes së shfrytëzimit të minierës, por rregullon dhe raportet e shtetit me koncesionarin. ”Nga ana e shoqërisë konçesionare është ofruar mundësia e një investimi në vlerë të konsiderueshme rreth 24 milionë dollarë përtej parashikimit fillestar për investim duke kërkuar miratimin e një plani duke qenë se këto investime do të shtrihen në një përiudhë 8-vjeçare’‘, u shpreh ai.

Në këmbim të zgjatjes së kontratës, kompania koncesionare ka marrë përsipër të investojë 24 milionë dollarë në 8 vite për thellimin e pusit të minierës dhe përmirësimit të kushteve teknike.

Shqiptarja.com  20.07.2016