Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shpërthen bombola në Vlorë, shkak pakujdesia

Në qytetin e Vlorës është shmangur një tragjedi e cila mund t’i kishte marrë jetën një gruaje.

61 vjeçarja ka qenë duke montuar një bombol gazi në kushte shtëpie teksa ka rrjedhur gazi, e për pasojë gruaja ka marrë djegie të lehta në duar dhe në fytyrë.

Familjarët kanë lajmëruar menjëherë zjarrfikësit të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen jashtë të bombolës dhe fikjen e zjarrit.

Gruaja është dërguar në spital, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu, drejt Vlorës janë nisur edhe specialistë të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial. Pas verifikimit, inspektoret saktesuan se nuk ka eksplozion dhe deme te tjera materale, porse zjarri ka ardhur nga pakujdesia e zonjes e cila ka provuar me shkrepese, bombolen e montuar e cila kishte rrjedhje gazi pasi ventilit ku montohet vatra e zjarrit.

“Pas sinjalizimit inspektore te ISHTI jane nisur drejt vendngjarjes ku mesohet se rreth ores 8 e 30 minuta ne banesen e z.Xhevat Leskaj ne Lagjen Isa Buletini ne Vlore, duke ndezur soben zj.Tefta Leskaj eshte djegur lehte ne dore dhe pak ne fytyre.Zonja eshte jashte rreziku per jeten . Pas verifikimit, inspektoret saktesuan se nuk ka eksplozion dhe deme te tjera materale . Zjarri ka ardhur nga pakujdesia e zonjes e cila ka provuar me shkrepese, bombolen e montuar e cila kishte rrjedhje gazi pasi ventilit ku montohet vatra e zjarrit. Inspektore te ISHTI , me porosi te kryeinspektorit, vijojne inspektimet ne gjithe vendin. Vetem nje dite me pare ISHTI ne bashkepunim me policine bashkiake,policine e shtetit dhe Tatimet, gjate inspektimeve ne vlore, kane gjobitur dy subjekte private.”-shkruan ISHTI.

Shqiptarja.com  17.07.2016